Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim në Elbasan duke u deklaruar pjesëmarrësve se Elbasani nuk nuk do jetë më i mafies. Arbjani i Ndraghetës dhe Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
DEKLARATA/ Edi Rama, pas 12 vitesh, përsëri bën bandillin, del para shqiptarëve me serialin e mashtrimeve.
Nuk flet për program. Për atë, për Edi Ramën, nuk është problem pensioni tmerrësisht i ulët. Nuk është problem largimi i të rinjve. Nuk është problem sundimi i krimit sepse ai sundon së bashku me ta. Nuk është problem falimentimi i ndërmarrjeve prodhuese për shkak të narkoeurove dhe Ballkanit të Hapur.
Për të, problem është opozita, i biri i të atit tregohet. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën me krahasime, hardhuca, zhapinj, zhaba, etj.
Ai vërtet është shumë i pasur, ai vërtet ka saraje, ai vërtet ka rrëmbyer qindra mijëra tokë në Himarë, ai vërtet ka qindra milionë sipas OSBE në konto, por ka një gjë që i mungon atij.
Ai është i shkretë, është i varfër në kulturë. Ai gafoi duke më krahasuar mua me bufin, simbolin e mençurisë dhe urtësisë në të gjitha kohërat. Që nga Athinaja tek Harri Poter.
Ndaj dhe Edi Rama, je i pashpresë. Unë, bashkë me këta demokratë, të japim fjalën se me 11 maj do të nisim aty ku e meriton.
Miqtë e mi, ne paraqesim para jush sot kandidatë, djem, vajza, burra dhe gra fisnikë, njerëz që ju i njihni. Këtu kemi Tomorr Alizotin, një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të tij.
Por edhe një nga përfaqësuesit më dinjitozë të asaj shtrese që sakrifikoi jetë dhe qindra e mijëra vite jete për liri, dinjitet dhe vlerat njerëzore, të persekutuarit politikë.
Ne vijmë këtu me këtë ekip, i njohur për ju dhe asnjë anonim.
Ne vijmë këtu me këtë ekip kandidatësh që u kanë shërbyer ju në të gjitha fushat.
Dhe fjala ime e nderit është se ky ekip, deputetë në parlamentin shqiptar, është garanti më i fuqishëm për të bërë realitet programin e Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore pikë për pikë.
Deputetët e krahut tjetër janë përzierje Ndragheta-Çela. Edhe Balla, por Balla është mbrapa.
Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies.
Arbjan, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të shpëtuar lëkurën se ortakun tënd, Milorancin, antimafia italiane e çoi atë ku duhej të ishte.
Të solli këtu në Elbasan me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij.
Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit, se banda aty ku është, se banda në qeveri, se Arbjani i Ndraghetës, se Taulanti i Suel Çelës do shkojnë aty ku e kanë vendin. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/