Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fermerët në pension marin lajmin e madh për pensionin e tyre pas 11 majit. Ata munden ta kenë

03/04/2025
Fermerët në pension marin lajmin e madh për pensionin e tyre pas 11 majit. Ata munden ta kenë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha premtoi sot në një takim në Baldushk se pensionet e papërfillshme të kooperativës brenda 3 muajve të parë do të bëhen 200 euro.

DEKLARATA/ Së fundi, unë e di se këtu ka plot burra dhe gra të moshuar që kanë shkri jetën në kooperativë bujqësore dhe marrin një pension të papërfillshëm prej 120-130 euro, apo 150 euro.
I garantoj se secili prej tyre, pas tre muajsh të ardhjes në pushtet të PD-së do të kenë një pension prej 200 eurosh. Në Shqipëri nuk do të ketë asnjë pension, në qytet e as në fshat e asgjëkundi, ndën 200 euro.
Rrogat minimale do jenë 500 euro. Por në radhë të parë vendosja e pensionit 200 euro, vendosja e minimumit jetik 200 euro si në fshat dhe në qytet, do jetë një nga hapat tonë më të parë.
Unë këto kisha në vija të përgjithshme për programin ndaj ju ftoj të jepni mendime e sugjerime sepse ne jemi të hapur dhe duam që ky program të jetë i pranuar nga ju, të jetë një program që ju i besoni dhe e konsideroni më të vërtetë një program në shërbim të suksesit tuaj, në shërbim të begatimit tuaj, me mundin dhe djersën tuaj.
Në datën 11 maj, janë dy alternativa. Njëra është kjo që unë paraqita. Por kjo ka një trashëgimi. Ne në periudhën që ishim në pushtet, investuam, u përpoqëm të investojmë sa më shumë, nuk e injoruam fshatin, u bë me eksportues qumështi. Pat një rritje të lopës së rracës, të blegtorisë, të sipërfaqeve të punueshme.
Këto bënë një zmbrapsje të madhe ndaj në 11 maj ne kemi mundësi edhe njëherë ti japim një kthesë të vërtetë të këtij sektori, një mbështetje të madhe të të gjithëve ju, dhe ta lëmë atë tjetrin, ta lëmë të merret me bretkosa, zhaba e hardhucë. Se ai mendon se kështu bëhet interesant dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë detyrimesh ka qeveria ndaj tyre.
Mendon se kështu i detyron dhe i bën njerëzit të harrojnë se çfarë vjedhjesh të rënda kanë bërë ndaj shqiptarëve, çfarë injorimi u kanë bërë qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto, ai e ka qëllim këtë.
Ngrihet në mëngjes, nuk takon më asnjë gazetar, i shpik ata, quhet kështu e ashtu, shumicën i shpik nga koka e tij dhe u përgjigjet, si e si të largojë interesin tuaj për programet, çfarë do bëjë qeveria e ardhshme për ju, për fshatin, për Shqipërinë.
Unë kam besim tek ju se, 11 maji do të votoni 1-shin.
1-shi është numri i diellit, është numri i fillimit, është pothuajse hyjnor.
Kështu që duke votuar 1-shin ju votoni ndryshimin e madh dhe votoni për veten tuaj, Partinë Demokratike.
Ju garantoj se këta deputetë që janë këtu, do jënë përfaqësues të shkëlqyer të interesave tuaja. Këta së bashku me zotërinjtë që kanë hartuar programin e PD-së, do jenë garantë të plotë të mbajtjes së këtyre premtimeve dhe zbatimit të këtij programi. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.