700 mijë pensionistëve Rama iu la 16 milionë euro, sepse vetë pi verë 33 mijë euroshe dhe fluturon me avion taksi, tha kreu i Pd, Sali Berisha në një takim elektoral në Tiranë.
ARGUMENTAT/,Shihni pak. Merrni djegësin e Tiranës. Djegësi i Tiranës, janë 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur.
Si u zhdukën ato?
Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, se soji i saj nuk ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detyrë të mbikqyrte e punimet e atij djegësi. Të mbikqyrte çdo muaj.
Ju, me taksat tuaja në minsitrinë e saj paguani 3 vetë, vetëm për ta mbikqyrë. Po ajo e dinte, se ato para që zhdukeshin shkonin në kontot e Edi Ramës. Dhe ajo e qepte gojën, nuk bëzante.
Nga 2016, sot është 2025-sa. Aty nuk ekziston as nam, as nishan. Po sa janë ato?
Ato janë 130 mln euro. Ato janë 812 mijë pensione mesatare.
Po Beketi?
Edi Rama nga intoleranca e tij ndaj kritikave, e mori investitorin dhe e përzuri se kishte televizionin Agon. E mbylli televizionin për të treguar që unë jam këtu zot, pavarësisht se ka ligje, po unë jam zot i këtij vendi dhe vendos unë, pavarësisht nga ligjet.
Çfarë ndodhi?
Bëri të fortin me siëprmarrësin. Sipërmarrësi në gjyq ndërkomëbtar dhe Shqipëria paguan për të fortin Edi Rama 110 milionë euro.
Qindra e mijëra pensione të tjera.
Ky vend, që ka njerëz të cilët numërojnë kafshatën. Ky vend, që ka të sëmurë që nuk i jepen ilaçet.
A e morët vesh ju?
Mjekët e Onkologjikut kanë njoftuar se për kaq kohë nuk do ketë ilaçe.
Po nuk ka krim më të shëmtuar, nuk ka gjë më të dhimbshme. Ata janë heronj të vërtetë. Ua them unë, ata janë njerëz herinj që përballen me një armik të egër dhe i le ata pa armë. Zotëria e dëgjon. E dëgjon dhe e di. Mirëpo, para i vjedh vet me të tjerët dhe thotë: krim kundër njrëzimit po kryhet aty.
Po në qoftë se kryhet krim kundër njerëzimit, kush po e kryen atë krim? Ti po e kryen atë krim që nuk çon menjëherë ilaçet.
Pra, bën sikur nuk ekzisotjnë të sëmurët, pensionistët. Merr avionin. Tha: vetëm ne dhe Kosova nuk kemi aviona. Gënjeshtra!
Austria mund të jetë një ndër 10-15 vendet më të pasura në botë. Kancelari njëlloj si qytëtarët me linja tregtare. Çfarë e gjeti atë? Do udhëtosh ti, do udhëtosh me avion të zakonshëm.
Ka shpenzuar 21 milionë euro.
700 mijë pensionistëve, iu la 16 milionë euro për t’ua ndryshuar në 1 vit. Mund të rreshtoj shumë të tjera.
Ulet ministrja në darkë, porosit lubia biftekun 1 mijë euro. Ju nuk e dini, por gjyshit të saj, Enver Hoxha ia nxorri prej hundësh kecin.
Pse ulet kjo në këtë formë?
Sepse ajo sheh shefin e vet që hap shishe vere 33 mijë euro. Hap shishe vere sa 200 pensione.
Natyrisht!
Shkon në ndeshje sporti me 28 mijë euro bileta.
Këto ua thoni ju miqve tuaj kur t’ju pyesin, po ku do i gjejë lekët ky? Unë ju jap fjalën dhe ju garantoj ju, që jo do të gjenden këto lekë për dyfishimin e rrogave pensioneve dhe paketën e dhembshurisë, por do të dnërtohet në këtë vend infrastrukturë, 3-4 herë më shumë se sa është ndërtuar nga këta. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/