Rama prezanton programin, premton sërish ujë dhe do ndërtojë 200 shkolla të...

Rama prezanton programin, premton sërish ujë dhe do ndërtojë 200 shkolla të reja

72
0
Shares

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Ai premtoi ndërtimin e 700 km të reja rrugë brenda mandatit të katërt ndërsa tjeksoi se qeveria e mëparshme nuk pati përfunduar as rrugët e nisura duke i lënë si kantiere si justifikim se edhe ai nuk ka mbaruar asnjë rrugë deri tani.

“Flasin e flasin këneta dhe të gjitha moçalishtet e vogla, 1909 lloje analizash laboratorike të akredituara nga BE, gjatë mandatit të katërt do e çojmë në 500 milionë euro investimin në bujqësi dhe 1 mld euro eksporte. Kur ta zhveshim bufin me të gjitha puplat e zogjve të kënetës, bëmë 935 km rrugë kombëtare, kemi vazhduar të punojmë me rrugët e mbetura rrugëve, këneta dhe bufi me daulle ka hapur shumë kantierë për të fituar vota me ato 10 mijë km fantazmë, një të vetme jo që nuk e kanë përfunduar por as s’e kanë financuar, e kanë hapur me 5 lekë një rrugë që bën 1 lek dhe na lanë një gropë e madhe”, tha Rama.

Kreu i PS u ndal edhe te furnizimi me ujë në vend teksa u shpreh se sot rreth 90% e territorit shqiptar furnizohet me ujë dhe sipas tij këto janë fakte që mbulohen çdo ditë nga opozita.

Rama tha se kur PS ka marrë mandatin vetëm 4 zona urbane furnizoheshin me ujë në 24 orë, ndërsa sot sipas tij janë 48 zona urbane që kanë ujë rregullisht.

Kur ne morëm detyrën furnizimi me ujë në 24 orë ishte në vetëm 4 zona urbane. Tani jani 48 zona urbane që furnizohen me ujë rregullisht. Deri në fund të mandatit të katër kemi këtë situatë për të adresuar. 90% i perimetrit të republikës ka ujë në 24 orë dhe ai 10% janë ato pikat e vogla nëpër male. Zhvillimi i qyteteve shumë i rëndësishëm për komunikimin me qytetarët në çdo qark”, tha Rama.

Rama theksoi se në mandatin e katërt do e cojnë në 500 milionë euro vlerën në investime dhe synojnë 1 miliardë euro eksporte.

“Në bujqësi janë bërë 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja grumbullimi dhe 120 agroturizma të mbështetur nga ne. Janë 1000 projekte që do realizohen gjatë mandatit të katërt. Toka kur morëm detyrën, sipërfaqja e saja të ujitshmes ishte dy herë më e vogël.

Janë 300 mijë hektarë tokë që punohen. 300 mijë hektarë sot ujiten, por mbeten edhye 60 mijë të tjerë për të përmbyllur të gjithë porjketin e ujitjes. Serat në vitin 2024, sipërfaqja e saj kaloi 2 mijë hektarë, krahasimisht 3 fish më shumë kur morëm detyrën. Eksportet u katërfishuan dhe deficit tregtar ishte 1 me 9, pra 1 eksport dhe 9 import”, tha Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama premton ndërtimin e 200 shkollave të reja. Ai tha se secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente. Gjithashtu Rama premtoi angazhimin e një shoqërie Publike Transporti Shkollor për nxënësit.

“Sot është 950 euro paga e mësuesve, 1250 euro në Shqipërinë e 2030. Në mandatin e katërt 200 shkolla të reja. S kishin laborator kur morëm detyrën, sot kemi laborator inteligjentë, numri i laboratorëve do të jetë 1000, s’do të kemi më asnhë fëmijë që s’do të ketë akses.

Secila shkollë do të garantohet me kamera inteligjente, një projekt i përfunduar, financim i nënshkruar dhe vetëm tani është vetëm realizimi i projektit. Do të ngrihet shoqëria publike e transportit shkollor, do të mbyllet epoka e parave që shkojnë në lloj lloj furgonësh”, tha Rama.

Ai thotë se Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh.  Rama tha se kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot, sipas tij, është 25 miliardë euro. Në fakt PBB ka qenë 16 miliardë.

Të ardhurat për frymë në tre mandate i kemi trefishuar kur morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10342 euro dhe në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të 5-fishohen në raport me nga u nisëm dhe do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro.

Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë. Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro. Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh. Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama gjatë prezantimit të programit të qeverisë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY