Kreu i PD, Sali Berisha tha sit në një tryezë për reformën në drejtësi me eskpertë gkermanë se aspekti më antidemokratik i kësaj reforme është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin
ARGUMENTAT/ Ajo që ndodhi nga një procedurë e papërdorur kurrë më parë në ndonjë vend, nga një eksperiment unik në botë që u bë në Shqpëri, është se është krijuar një stok i madh dosjesh që rritet nga viti në viti, që para 3 vitesh ishte 132 mijë, sot është 150 mijë dosje.
Dhe, ata që flenë mbi dosje, ata që flenë mbi të drejtën e qytetarëve për të pasur një proces ligjor të ndershëm, ata nuk bëzajnë më.
Ata lëshojnë deklarata në mbrojtje të këtij dështimi madhor me pasoja katastrofale për Shqipërinë, sepse bllokimi apo asgjësimi i çështjeve civile, de facto i kushton vendit miliarda euro humbje.
Nga ana tjetër, ky bllokim ka zhdukur sigurinë juridike në këtë vend.
Aq e rëndësishme dhe aq jetike për shtetin e të drejtës.
Siguri juridike këtu nuk ka më.
Kjo situatë ka bllokuar tërësisht investimet e huaja në këtë vend.
Ka privuar vendin nga miliarda.
Ato që ju keni lexuar, ato janë që të gjitha të TAP-it, të Devollit dhe të Fanit. Të tjerat janë blerje banesash nga emigrantët shqitparë, që këtu i regjistrojnë si të huaj.
Sepse nuk ka të huaj që mund të vijë të investojë në një vend kur e sheh që një çështje civile duhet të presë 15 vite.
Pra, kjo është një pasojë jashtëzakonisht e rëndë për qytetarin shqiptar.
Por, tani marrim disa aspekte të tjera të kësaj reforme.
Një aspekt tjetër dramatik, antidemokratik, antikushtetues i saj, është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin që i dorëzon dosjen.
Kjo nuk ka qenë as në diktaturë.
Jo!
Se si mundet në një vend të lirë të pretendohet që të vësh gjykatësin në survejim të prokurorit, që i çon atij dosjet, nuk ka mendje më të mbrapshtë përveçse ekstremi i majtë, i cili kërkon me çdo kusht të kërkojë drejtësinë me mekanizma antikushtetues, mund të vendosë një ligj të tillë.
Dhe ju e shihni se çfarë mbrojtje i bëjnë me propagandë këtij sistemi.
Ndaj del edhe kreu i prokurorisë speciale e thotë se afërmendsh gjykatësi do bëjë atë që i themi ne.
Sigurisht sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital. Po, po.
Atëherë ta heqim, pse të kemi gjykatës, kemi prokurorin dhe kaq.
Ky është një kontroll policesk i paimagjinueshëm. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/