Gazetari Maho publikon dokumentat e rrëmbimit të tokës në Vuno nga Rama....

Gazetari Maho publikon dokumentat e rrëmbimit të tokës në Vuno nga Rama. Deklarata e Berishës

82
0
Shares

Grabitja e 24 hektarëve tokë nga familjarë të kryeministrit Edi Rama është argumentuar sot me një sërë dokumentash nga gazetari Armand Maho. Kreu i PD, Sali  Berisha e gjeti mjaft profesional dhe me dobi të madhe publike investigimin ndërsa deklaroi toka ndodhet në një prej kanioneve më të bukur në botë. Mburoja e tij është Skapi dhe Sadushi i partisë, tha Rama.

DEKLARATA E BERISHËS/ Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare, e cila prekte çdo pronë mbi 5 hektarë, të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël për të marrë ndonjë copë tokë nga familja Koleka, xhinsi i Edi Ramës, krahu i Edi Ramës.
Pra, investigimet që ka bërë gazetari investigativ, zoti Armand Maho, ndriçojnë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithë falsitetin dhe mekanizmat që u përdorën për të plaçkitur një pronë publike apo të kishës, e cila nuk është kurrë e vërtetë që thotë shtrihet atje lart në male, por shtrihet nën manastirin e Skutarisë, një nga tokat më të bukura aty.
Dhe shtrihet në njërin nga 20 kanionet më magjepsëse të planetit, që është kanioni i Gjipesë, i vlerësuar nga studiuesit ndërkombëtarë për vlerat e tij.
Unë e përgëzoj dhe e falënderoj shumë zotin Maho për këtë investigim që ka bërë.
Natyrisht siç e dini vetë ju, mburoja e tij është Skapi i partisë dhe Sadushi i partisë që nuk nxjerr dosjen për të parë të gjithë veprimtarinë dhe falsifikimet që ka bërë familja e afërt me Ramën. Bashkë me Nushët.
Ata Nushët kanë qenë edhe më të varfër se keta.
Ndërkohë në tokat e plaçkitura, aty pa leje fare janë ndërtuar fshatra turistike nga Vilma Nushi, e cila ëshët, ç’t’i thuash.
Ma mirë ta lëmë ashtu siç është.
Unë e kuptoj që mediat e mëdha do e censurojnë sepse po më censurojnë përditë programin.
Ne flasim para jush për programin, 4 mediat e mëdha në garë se si e si të censurojnë më shumë.
Dhe japin gjithë ditën zhapikët, hardhucat, bretkosat, thithlopat që përdor ai nga mëngjesi gjer në darkë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY