Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kompania One fshehu ngjarjen, 6 punonjës të sigurisë dhe 1 drejtor departamenti në hetim

26/03/2025
Kompania One fshehu ngjarjen, 6 punonjës të sigurisë dhe 1 drejtor departamenti në hetim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë. Ata janë:

• Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti i Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.

• Gentian Koçi, punonjës i sigurise fizike kompania ONE.

• Arsil Feshti, detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One.

Alfred Zylalaj, me detyrë drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000.

• Gëzim Sala, punonjës sherbimi SHPSF Nazeri 2000.

• Koço Veneti

• Myzafer Dinoshi, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000

• Ismet Tartari, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike One në zonën e Laprakës.

“Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç”, njoftoi policia e Tiranës.

Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.