SAMI NEZA/ Pse duhet një Kryeministër të molepsë me PS-në, çuna e...

SAMI NEZA/ Pse duhet një Kryeministër të molepsë me PS-në, çuna e goca restoranteve

112
0
Shares

Nga Sami Neza

Një gjest i Edi Ramës në Vlorë është në fakt kopertina e një udhëzuesi se si qeveria mbledh votat në të gjithë vendin.

Edi Rama, kryeministër mblodhi në Vlorë disa anëtarë të forumit rinor të PD-së, përmes një vajze që me sa duket e ka futur në listën e PS për të kandiduar në këtë qark.

Përveç një vajze që ngjante me Anuelën e Tiranës dhe asaj tjetrës që përgaditi blofin, të gjithë të tjerët dukeshin pak si në gjemba tek e kuptonin se po shfaqeshin pak më keq se të videot Luli-Rama, video që shtojnë aty këtu votat e Ramës dhe heqin ato të Lulit në çfarëdo skenari.

Nuk mund të dihet me saktësi nga ne këtu në Tiranë, veç kreut të FRPD së Vlorës, nëse ata ishin anëtarë të kësaj organizate apo ishin të falsifikuar. 

Pak rëndësi ka. Ka gjithnjë gjithmonë njerëz të tillë që nuk janë shumë të lidhur me idealin apo qëndrimin politik ndërsa e shohin politikën si një platformë konformizmi për të qenë në treg. Kur je në treg ke shanse të përfshihesh në transaksion. 

Raste të tilla ka plot edhe brenda vetë PS. Për shembull, jo fiks për arsyet që thashë më sipër, ish kryetari i Parlamentit në 1991 i PS, mjeshtri i sistemeve elektorale të PS, ish ministër të Jashtëm e ish ministër i Financave të qeverive të Metës, Majkos e Nanos, ishte në grupin parlamentar të PD në 2013. Rama e kompensoi këtë penalti në sferat e larta me listat e Bashës në 2019, ku shkëlqen vota e Jenisherit, apl ‘kërpëratës’ pro PS në ndryshimet kushtetuese të 2020. 

Ata në Vlorë janë ‘kërpëratë’ më të vegjël apo jenisherë më të mëdhenj. Duhen mirëkuptuar pasi shpesh në partitë e mëdha është vështirë të gjesh vend. Dhe për 20 vjeçarët nuk ka shumë kohë!! E dimë këtë se të gjithë janë njëherë në jetë 20 vjeçarë.

Ajo që ka rëndësi është sjellja e kryeministrit në këtë rast. Ai nuk ka kurrfarë shtytje për të luftuar për votën e fundit në qarkun e Vlorës, ku 60 % e votuesve mbyllin sytë dhe këmbët i çojnë vetë tek kutia e Edi Ramës. 

Po ashtu nuk mund ti themi as se merr shembullin e Erdoganit. Ky i fundit nuk është skuth. Nuk bredh restoranteve si Rama të molepsë cuna dhe goca që paskësish pas qenë të opozitës.

Vetë Erdogan, faqe të gjithëve çon në burg kreun e opozitës pa qenë nevoja të bëjë sikur nuk është ndëshkimi i tij por i spakut të vet.

Për më tej për të demokratizuar legenllekun e Ramës, le të na thotë Kryeministri se cili kryetar qeverie i vendeve të BE ku ne do të jemi anëtarë në 2030, sikurse na fton Rama, bën shpalime të pamoralshme politike në fushatë elektorale si ky i Vlorës.

Vite më patë, në 2021,  e pat bërë Basha në zyrën e tij me 2 socialistë. Por Basha nuk ishte kryeministër, mund ta bëjë edhe Berisha nesër, por ata që shkojnë tek Berisha si protestë ndaj Ramës janë shumë legjitimë. Se fundja në këtë vend dhe në cfarëdo vendi me pluralizëm mërzia vjen prej qeverisë dhe jo opozitës.

Mund të mërzitesh edhe prej opozitës. Por kur shkon nga opozita tek qeveria të kompromentohet mërzia.

Shfaqja në Vlorë është pjesë e mekanizmit zgjedhor që ai aplikon që në zgjedhjet lokale të Dibrës në 2016, për të vijuar më pas në të gjitha zgjedhjet, negocimin e votës, molepsjen me mjete antiligjore të votuesve, blerjen e votës dhe marrjen me presion të saj kur të parat nuk funksionojnë. 

Po e ben edhe tani. Dalja publike me të rinj të ashtuquajtur demokratë në Vlorë është, në rastin më të mirë negocim me mallin e qeverisë që mund të jetë punësim, leje, kontratë. Kjo së pari është shkelje ligjore dhe së dyti është kompromentim i postit të Kryeministrit. Ai i ka detyruar të paktën ¾ e atyre të dalin në fushatën e tij që zgjat vetëm disa minuta për ta, ndërsa për Ramën është gur shtesë  në murin e propogandës deri në zgjedhje. 

Nuk ka ndonjë të dhënë për kërcënim. Por nuk përjashtohet.

Demokracia ka një problem. Nëse një qeveri, kudo të jetë, edhe në Francë apo Gjermani, nëse vendos ti fitojë zgjedhjet me çdo kusht mund ti fitojë ato.

Ajo çfarë nuk ndodh në vendet që përmenda e në të tjerat si ato është se as u shkon në mendje të fitojnë zgjedhjet me mekanizmat e pushtetit.

Po të kishte ndodhur në 2013, siç bën Rama tani, sot do të kishim kryeministër Sali Berishën e Rama do ishte harruar diku te magazinat e Poligrafikut duke u marrë me punë skulpturash. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY