Berisha në Napoli: Elon Musk-in shqiptar mund ta gjejmë edhe në diasporë!

Berisha në Napoli: Elon Musk-in shqiptar mund ta gjejmë edhe në diasporë!

66
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Elon Musk-in shqiptar mund ta gjejmë edhe në diasporë! Beteja e 11 majit është vendimtare për fatin e kombit. Ai zhvilloi një takim entuziast në Napoli me emigrantë shqiptarë kryesisht nga qarku i Dibrës.

DEKLARATA/ Të pastrosh shtëpinë do të thotë të bësh një audit të përgjithshëm, një lloj Elon Muski shqiptar do gjendet.
Do jetë nga diaspora, do jetë nga Shqipëria, do jetë nga miqtë tanë, pa audit të përgjithshëm nuk shkohet përpara.
Pa gjetur qindra e qindra milionë të vjedhura shqiptarëve, Shqipëria nuk ndërtohet dot mbi mëkatin.
Shqipëria do ndërtohet jo mbi vesin, do ndërtohet mbi virtytin dhe unë u garantoj se do e realizojmë atë.
Të dashur miq, Shqipëria Madhështore do të jetë Shqipëria që ka kapur trenin e revolucionit teknologjik.
Shoqëria ka pasur revolucione industriale, teknologjike periodikisht.
Vendet që kanë humbur trenin, kanë mbetur shumë mbrapa.
Kësaj herë, Shqipëria nuk do e humbasë më trenin.
Shqipëria do jetë epiqendër e teknologjive më të larta.
Shqipëria do jetë një superfuqi energjetike në rajon.
Nuk ka vend më të pasur në 28 mijë kilometra katrorë në ujë, në erë, në diell, në gaz.
Ndaj dhe zotimi ynë është shumëfishimi i prodhimit të energjisë nga dielli, dhuratë e Zotit.
Nga jugu në veri, shqiptarët do vendosin panelet fotovoltaike dhe ata do marrin energji falas nga ato panele.
Këtu nga jugu i Italisë është një kompani që studioi Pukën dhe gjeti një kapacitet eolik, ere, prej 3200 megavatë vetëm rrethi i Pukës.
Prapë do ta ftoj, prapë do vijë, prapë do vazhdojmë betejën tonë.
Shqipëria ka njërin prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, kështu që nga ky prodhim energjie do fitojë në radhë të parë qytetarët shqiptarë.
Biznesi shqiptar do e marrë energjinë me çmimin më të lirë në Europë, 6 lekë kilovati.
Qytetarët do paguajnë 7 lekë kilovati.
Kurse ata me panele fotovoltaike do paguajnë vetëm tre vite, pasi do e marrin falas.
Pra, a nuk shkon Shqipëria drejt një madhështie që nuk e kemi përfytyruar? A nuk janë këto reale? Që të gjitha.
Këto premtime kërkojnë vetëm një gjë, kërkojnë që të ndajmë epokat, të ndajmë historinë: me 11 maj të arkivojmë narkodiktaturën e Edi Ramës.
Ndaj dhe në këto 50 ditë, beteja nuk zhvillohet vetëm në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, beteja zhvillohet në qytetet dhe fshatrat kudo që ndodhen shqiptarët, në Napoli, Itali, në botë, kudo.
Dhe kjo betejë është vendimtare për fatin e kombit, për fatin e Shqipërisë.
Kjo betejë ndan ditën me natën.
Do hyjnë shqiptarët në epokën e Shqipërisë Madhëhstore apo do vazhdojnë në natën e zezë të diktaturës së drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY