Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha me autoritetet drejtuese të Napolit merr dhuratë dorezën e kampionit të boksit dhe shampanjën e fitores më 11 maj

23/03/2025
Berisha me autoritetet drejtuese të Napolit merr dhuratë dorezën e kampionit të boksit dhe shampanjën e fitores më 11 maj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me autoritetet drejtuese të Napolit ku edhe mori dhuratë dorezën e kampionit të boksit dhe shampanjën e fitores më 11 maj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja. Gjatë këtij takimi, Berisha foli për situatën e emigracionit në Shqipëri, duke theksuar se në periudhën 2014-2022, janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë, ose 45% e popullsisë, një shifër që ilustron largimin masiv nga vendi gjatë dekadës së fundit. Lideri demokrat tha se kjo ka ndodhur nën qeverisjen e Edi Ramës dhe se Shqipëria ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Berisha theksoi se Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore dhe mundësi të mëdha zhvillimi, por për shkak të qeverisjes aktuale, shumë shqiptarë janë detyruar të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Kryetari i Opozites u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik të Shqipërisë dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Në shenjë simbolike të këtij takimi, Kujtim Potja, afaristi shqiptar, i dhuroi Kryetarit të PD, Sali Berisha dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për t’i dhënë “grushtin e fitores” regjimit më 11 maj. Po ashtu, Potja i dhuroi Berishës edhe një shampanjë me premtimin se do ta hapë në fitoren e 11 majit, një datë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
Berisha u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Napoli, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, dhe se PD-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.