Gazment Bardhi nga Patosi: I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që...

Gazment Bardhi nga Patosi: I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e ajrit do të zbatohet

31
0
Shares

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi deklaroi sot nga Patosi se siguron banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e ajrit do të zbatohet.

“I siguroj banorët në Zharrëz se ajo që u takon për frymë si tarifë kompensimi për ndotjen e jashtëzakonshme të ajrit nga zbatimi i kontratave të kompanive private që operojnë në zonë me shtetin shqiptar, jo vetëm do tu shkojë banorëve, por askush nuk do të guxojë që të abuzojë me pamundësinë e tyre për të ngritur zërin për të drejtat që ju takojnë. Fjalë e dhënë, është fjalë e mbajtur!”, deklaroi Bardhi.

Në këtë zonë operon kompania Bankers e cila e ka të sekretuar kontratën koncesionare. Ajo shfrytëzon rreth 80 për qind të sasisë së nfazës në vend ndërkohë që nuk kompeson në vlera reale dëmin e shkaktuar nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës në bashkitë e Patosit dhe Roskovecit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY