SAMI NEZA/ Versioni me ‘Versaçe’ i Haxhi Qamilit në bashkinë e Tiranës

SAMI NEZA/ Versioni me ‘Versaçe’ i Haxhi Qamilit në bashkinë e Tiranës

102
0
Shares

Erion Veliaj në pak orë ka anuluar një vendim të tij për shkarkimin e Anuela Ristanit si zëvëndësuese e tij në bashkinë e Tiranës dhe vendosjen në krye të ekipit të Sara Goxhaj.

Anuela Ristani, përzgjedhur nga Kryeministri Edi Rama ka larguar nga puna të preferuarën e Veliajt, Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm Alban Dokushi, i cili njihej si krahu i djathtë i Veliajt.

Anuela Ristani dha sot një deklaratë shtypi ku nuk shpjegoi asnjë moment të krizës së fortë në bashkinë e Tiranës si rezultat i përplasjes Rama-Veliaj për të ruajtur pushtetin në bashki.

Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.

Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. 

Unë drejtoj një institucion që udhëhiqet nga rregullorja e legjislacioni. Mbaj përgjegjësi çdo lëvizje apo qarkullim stafi bëhet mbi bazën e këtyre parimeve. Kryetari ua njoftoi vetë anulimin e urdhrit të parë”, tha Ristani.

Nëse situata në bashkinë e Tiranës do të ishte kështu siç thotë Ristani, një fushë beteje ku palët veç përqafohen, pse duhej shkarkuar me urgjencë dy nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Veliajt të përfshirë në vendimin e anuluar si nr1 dhe nr2 i bashkisë.

Ose të paktën të shpjegohej se cilit ligj dhe cilës rregullore i referohet ajo kur legjitimon përfshirjen e kryeministrit Rama në administrimin e bashkisë.

Pse nuk shpjegoi shmangien e paturpshme të këshillit bashkiak, jo se vendimet do të ishin ndryshe ndoshta por se formalisht ajo duhet të zgjidhet nga këshilli bashkiak siç ka ndodhur më herët në Lushnjë dhe Himarë.

Paska një ligj tjetër për Tiranën e tjetër për bashkitë e tjera të Republikës? Sigurisht që jo. Teksa Rama- Ristani më shumë se i hedhin hi syve banorëve të Tiranës, i projektojnë ata si një turmë idiotësh që duhet të marrin për të mirëqënë dezinformimin e tyre e aq më pak nuk kanë minimumin e transparencës për një çështje që po kalon nga një vakancë lehtësisht e tejkalueshme për shkak të ligjit në një humnerë ku thyejnë kokën edhe ligji, edhe rregulloret.

Anëtarët e këshillit bashkiak nuk kanë pse të sillen si eunukë. Si ata të qeverisë, edhe këta të opozitës duhet të shpjegojnë për njerëzit se çfarë po ndodh në institucionin që u është besuar ta kontrollojnë. Deri tani kemi dëgjuar vetëm thekse për sherrin Rama Veliaj, betejën Rama-Veliaj, por qytetarët nuk dinë se cili ligj, procedurë është përmjerë prej kësaj lufte dhe pse duhet të jenë aty, kur një problem kaq i madh nuk i përfshin ata në mënyrë proceduriale dhe ligjore. Nëse Ristani gënjen, Rama gënjen a ka një anëtar të këtij këshilli që nuk nxjerr nga milli shpatën e vet por na lexon diku dy rreshta se cfarë thotë ligji, rregullorja, udhëzimi, vendimi se kur kryetari shkon në burg duhet të zëvëndësohet nga Kryeministri. Dhe nëse nuk është kështu siç po ndodh dhe siç na e shpjegon Ristani nga zyra e të burgosurit dhe i burgosuri nga zyra e kapanonit në Durrës, atëherë si është.
Ajo që po ndodh në bashki është shumë e madhe se lufta Rama-Velia (që hengshin kokat e njëri tjetrit) siç thotë Rama për bandat. Ajo që po ndodh atje është një version me ‘Versaçe’ i Haxhi Qamilit ku herë këtë version e luan Anuela e herë Rama, herë të dy bashkë, dhe ndonjëherë thërrasin në skenë Erionin. Pra tregon se nuk ka shtet, nuk ka ligj. Se ligji hidhet në Lanë kur interesat e kullave në Tiranë e kërkojnë këtë.

Dhe meqë erdhi fjala sërish tek Erioni. Kush siguron se Erion Veliaj ndryshon urdhërin brenda disa orëve duke hedhur në kosh miqtë e bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, në rrethana që i japin mundësi atij t’i nënshkruajë me integritet këto vendime.

Ndryshimi i shpejtë i tij, pa ndonjë rrethanë të njohur, hedh dyshime të mëdha se ai është shndërruar në policin e bashkisë që u urdhërua të mbajë jashtë Goxhajn e Dokushin. Natyrisht, ia dinë targën.
Sami Neza

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY