Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama viziton një fabrikë parfumesh në Durrës: Kushte të mira për punonjësit

21/03/2025
Rama viziton një fabrikë parfumesh në Durrës: Kushte të mira për punonjësit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama  vizitoi sot në Durrës fabrikën “NextGeneration Perfumes”, ku Parfumet “Made in Albania” po depërtojnë në tregjet europiane, duke sjellë një histori suksesi që tregon fuqinë e investimeve të huaja në vendin tonë.

Në takimin me stafin e punonjësve dhe sipërmarrësve, Kryeministri tha se do të vijojë mbështetja e qeverisë shqiptare për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim si një rrugë e sigurt drejt një ekonomie më të fortë.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë ku vlerësoi kushtet e punës, pagesat dhe lejet për punonjësit e fabrikës që janë kryesisht gra.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë, vërtetë jashtëzakonisht mirë dhe që pashë nga afër këtë realitet që është një realitet model dhe po ashtu më vjen jashtëzakonisht mirë me çfarë dëgjova nga sipërmarrësi holandez këtu për në radhë të parë, punonjëset dhe paralelisht edhe për specialistët, inxhinierët kimistë, për gjithë pjesën që besoj është pjesa juaj këtu ma ha mendja, ju duhet të jeni krahu i ekspertizës sepse foli me superlativa, dhe tha shprehimisht që “as nuk e kishte imagjinuar që në Shqipëri do të gjente burime njerëzore të kësaj cilësie’’ dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që ky realitet nuk është thjesht një realitet i bukur në dukje dhe nuk është thjesht një realitet ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, por është një realitet ku ata që i prodhojnë paguhen denjësisht me një pagë minimale 700 euro, me një pagë mesatare 900 euro dhe prandaj edhe kompania nuk ka probleme të gjetjes së punonjësve, por përkundrazi, sikundër ai na shpjegoi, ka radhë për të hyrë në punë këtu dhe akoma më për të ardhur mirë është fakti që këtu respektohen ditët e pushimit. Kështu që, nënat që janë këtu apo vajzat që janë këtu kanë mundësi që të qëndrojnë më fëmijët, të qëndrojmë me familjen, vajzat të dalin me të dashurit ose nuk e di, në kërkim të të dashurve, të shtunë e të dielë, në vend që të vijnë këtu edhe të shtunë edhe të dielë edhe të harrojnë që ka një jetë jashtë këtyre mureve dhe për këtë arsye ne kemi vendosur që këtë sistem që jo pa arsye me thënë të drejtën, e kemi lënë të ketë këtë mangësi të madhe për kushtet në të cilat është zhvilluar deri tani, këtë sistem do ta imponojmë edhe në kompanitë ku nuk respektohet kjo e drejtë e punonjësve për të pasur ditë pushimi”, deklaroi në takim Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

09/04/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Zbardhen votat në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Ilir Metës. Kush votoi pro arrestit e kush kundër

08/04/2026
DEKLARATA/ Flamur Noka në SPAK për kallëzimet e manipulimit zgjedhor

GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën për akuzën e shpifjes

08/04/2026
Ilir Meta thyen heshtjen pas nje jave në qeli, i merr akuzat një për një dhe jep përgjigje

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Metës për shfuqizimin e masës së arrestit

08/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

SAMI NEZA/ Vendimi për Metën dhe mbledhja e Gjykatës së Lartë. A do vendosë Sadushi një praktikë antikushtetuese

09/04/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Zbardhen votat në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e Ilir Metës. Kush votoi pro arrestit e kush kundër

08/04/2026
DEKLARATA/ Flamur Noka në SPAK për kallëzimet e manipulimit zgjedhor

GJKKO shpall të pafajshëm Flamur Nokën për akuzën e shpifjes

08/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.