Berisha dhe Malltezi rikthehen në Gjykatën e Lartë, kërkojnë rrëzimin e masave...

Berisha dhe Malltezi rikthehen në Gjykatën e Lartë, kërkojnë rrëzimin e masave të sigurisë

48
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet sërish me Gjykatën e Lartë në përpjekje për të hequr masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, të vendosur ndaj tij nga Apeli i Posaçëm më 3 janar. Rekursi është regjistruar tashmë nga kjo gjykatë, ndërsa Berisha kërkon rrëzimin e vendimit që pasoi marrëjen e tij si i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit.

Në të njëjtën linjë, edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon shfuqizimin e masës së “arrestit në shtëpi”, vendim i konfirmuar nga Apeli i Posaçëm në të njëjtën seancë ku u vendos edhe për Berishën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY