Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kaos në bashkinë e Tiranës nga përplasja Rama-Veliaj. Veliaj poston sërish. Dyshime se kush ia shkruan postimet

20/03/2025
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkia e Tiranës ndodhet në një ngërç të paprecedentë administrativ, pasi prej 24 orësh asnjë nga drejtuesit e saj të lartë nuk ka kompetencat e nevojshme për të firmosur vendime në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim.

Kriza e vendimarrjes nisi pas një lëvizjeje të dyfishtë për delegimin e kompetencave. Fillimisht, Veliaj i kishte kaluar përgjegjësitë Anuela Ristanit, me kërkeeën e kryeministrit Edi Rama, por më vonë ai firmosi një tjetër urdhër, duke ia kaluar këto kompetenca Sara Goxhajt. Ky ndryshim nuk u prit mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili ndërhyri në administratën e bashkisë duke kërkuar rikthimin e Ristanit në detyrë dhe dorëheqjen e Goxhajt dhe Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushi.

Megjithatë, për ta bërë këtë rikthim zyrtar, nevojitej një tjetër firmë nga vetë Veliaj, i cili fillinisht nuk ka pranuar të nënshkruajë as këtë akt, as emërimin e Jonida Halilit në postin e Sekretares së Përgjithshme, që do të zëvendësonte Alban Dokushin.

Por më pas ai ka bërë një postim në rrjete sociale se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Si pasojë e këtij bllokimi, Bashkia e Tiranës nuk ka prodhuar asnjë dokument zyrtar që nga dita e djeshme, duke lënë pezull vendime dhe urdhra të rëndësishëm për funksionimin e institucionit. Ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama është e paligjshme dhe vetëm këshilli bashkiak mund të marrë vendime të natyrës së promovimit në bashki pas largimit të kryetarit.

Pas gjithë këtij lëmshi kreu i PD,  Sali Berisha ka postuar në lidhje me postimet e çuditshme të Veliajt ditën e sotme. Ai citon qytetarin dixhital që shpjegon se postimet nuk bëhen nga Veliaj por nga zyrtarë të Kryeministrisë.

“Breaking News!
Dëshmi tronditëse!
Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij!

Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital!

Pershendetje dr Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb , ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK . Apsi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA.
Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama , Mazniku dhe Fuga.
Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi. Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste”, shkruan qytetari digjital. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.