Deshmia e Dumanit, njohja me Henrik Hoxhajn dhe gezimi per komisarin e...

Deshmia e Dumanit, njohja me Henrik Hoxhajn dhe gezimi per komisarin e vrare

89
0
Shares

Nuredin Dumani vijon dëshminë në gjykatë për dosjen “Plumbi i Artë”, duke rrëfyer njohjen me Henrik Hoxhajn dhe përfshirjen në planifikimin e vrasjeve. Ai tregon për pseudonimin e tij “Covid19” në Sky, takimet me bashkëpunëtorët dhe rolin e secilit në krimet e renda.

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura. Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr. 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokati: Ku e takove Henrikun?

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokati: Sa qëndruat aty?

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Tajvanit” ku blemë një telefon të enkriptuar. Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokati: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

Dumani: Covid19.

Avokati: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për këtë do marrësh 35 mijë euro.

Avokati: Kush u përfshi tjetër në këtë vrasje?

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator. Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi te shtëpia ime.

Avokati: Çfarë bëri atë ditë?

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokati: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokati: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokati: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokati: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Avokati: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Dumani: Asnjëherë.

4o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY