Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD prezanton programin për Pronat: Projektet e reja në Tiranë te institucionet publike, antiligjore

19/03/2025
PD prezanton programin për Pronat: Projektet e reja në Tiranë te institucionet publike, antiligjore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me ekspertë të tjerë prezantoi Programin e Qeverisjes 2025-2029 për Pronën.

Pikat kryesore të programit u paraqitën nga Sekretaja e PD për Pronat dhe Antikorrupsionin, Ledinë Mandija si dhe ekspertë të tjerë.

Më pas Berisha theksoi disa çështje të pronave duke bërë krahasimin mes qasjen se PD dhe qasjes së PS ndaj këtij problemi.

Ai tha se PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë 1 mandati

“PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave gjatë 1 mandati, mandatit të saj të ardhshëm.

Specialistët, ekspertët më kanë njohur mua me shuma të mëdha, të cilat duhen për t’iu përgjigjur këtij problemi. Çdoshumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë.

Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet.
Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët, bashkëzhvillimit, etj., dhe kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare.

Çfarë ndodh?

12 vendimet e fundit. Të 12 vendimet e fundit, në pamje të parë institucione shtetërore. Që të gjitha mbi troje private të ndërtuara. Bëhen ndërhyrjet, ngrihen gradaçelat dhe pronari nuk ekziston. Ose pronarit i thuhet do marrësh kaq. Kurrë nuk do mund të ndodhin. Dhe ky është një akt antikushtetues. Është akt antiligjor.

Ligji dhe parimi themelor thotë se, në rast se një tokë publike do ndryshojë destinacionin, apo do tjetërsohet, automatikisht i kalon pronarit me të drejtë parablerje dhe pronësie të padiskutueshme.

Këtu, i ka dhënë institucionet të tëra, me Asllan Rusin, me Selman Stermasin, me të gjitha, që janë të gjitha të ndërtuara mbi toka pronarësh dhe tani i marrin oligarkët, i marrin trafikantët, dhe kjo është njësoj si në ’46-tën”, deklaroi kreu i PD. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.