Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KIÇO LONDO/ Teatri është nevojë, nuk është luks

19/03/2025
KIÇO LONDO/ Teatri është nevojë, nuk është luks
Share on FacebookShare on Whatsapp

U bënë 4 – 5 vjet që spektatori është larguar nga Teatri. Arsyet duhen kërkuar te funksionimi i teatrove, repertori i tyre, estetika e shfaqjeve, interesi që ato paraqesin për publikun, por para të gjithave te funksionimi dhe perceptimi i skenës së pavarur.

Sjellja diletante dhe familjariteti banal me sallat dhe fondet publike, i ka vendosur në vështirësi serioze krijuesit dhe interpretuesit e pavarur. Ndërsa disa i marrin sallat publike me qera të larta,( deri në 40% të vlerës së biletave të ulëseve në sallë, kur vendet e zhvilluara e kanë deri në 10%) të tjerët i marrin ato pa qera, sepse kanë “mbështetje” nga ministria ose bëjnë “bashkëprodhime”. Kjo gjëndje është e padurueshme. Në vënd që të rritet numrin i premierave, i shfaqjeve, estetika e tyre dhe të bëhemi interesantë për publikun, rrisim vazhdimisht qeranë e sallës për skenën e pavarur. Sikur të mos mjaftonte mungesa e sallave në kryeqytet, keto “dyer të blinduara” edhe kur shfaqja zgjat një orë, ose më pak, të detyrojnë të paguash dy orë, sikur teatri është parking. Mirë ata të “pavarur” që financohen nga projektet e ministrisë dhe bashkisë së Tiranës, po të pavarurit e vërtetë si t’ja bëjnë.

Për 13 vjet kur kam qënë në krye të Teatrove, jo vetëm nuk kam dhënë salla me qera, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mëndje ta bëj një gjë të tillë. Me qindra mijëra spektatorë, qindra krijues e interpretues kanë realizuar nevojat dhe ëndrrat e tyre nëpër shfaqje të pavarura. Kam “thyer” ligjin dhe jam krenar për këtë. Sa është buxheti i Teatrit Kombëtar për projekte artistike sot, para 20 vjetësh, kur salla nuk jepej me qera, fitoheshin nga shitja e biletave. Bileta ishte dy herë më e lirë. Teatri ku unë shërbeja si drejtues ,para 5 vitesh u jepej të gjithëve pa qera, përfshi edhe drejtuesit që erdhën pas meje në Teatër. Tani që Teatri jepet me qera, të ardhurat nga biletat janë zvogëluar deri në 4 herë. Numri shfaqjeve e spektatorëve ka rënë frikshëm. Kjo është e lidhur me perceptimin për Teatrin që kanë politikëbërësit. Është e vërtetë se të gjithë jemi të detyruar ti kthejmë publikut çdo qindarkë të investuar prej Tij, por jo nëpërmjet veprimeve tregtare. Kjo qeraja abdurde e sallave më kujton filmin “Koncert në vitin 1936”, kur përfaqësuesi qesharak i shtetit u kërkonte artisteve të rralla, qeranë e ahengut. Duhet rritur interesi i institucioneve për spektatorin, që Ai të vijë në teatër, sepse Ai e ka nevojë Teatrin. Ky është misioni i Teatrit. Kur sallat nuk jepeshin me qera, kishte më shumë salla të reja që ndërtoheshin, më shumë premiera, më shumë ngjarje artistike, më shumë shfaqje, më shumë spektatorë, më shumë aktorë të përmasave të mëdha, më shumë të rinj, më shumë të pavarur. Teatri tani po lëngon. Ta shpëtojmë.

Sjelljet e këtyre viteve ndaj Teatrit nuk janë çështje godine. Janë çështje që kanë të bëjnë me thelbin e teatrit. Taksat që spektatori paguan, janë veç të tjerash, për bërje sallash, mirëmbajtjen e tyre, realizimin e shfaqjeve. Kurse pagesa e biletës që spektatori pret në sportel, kur vjen në teatër, nuk është taksë, nuk është për qera salle, as që Teatri të zogëlojë koston, por për shfaqjen në shpirtin, zemrën dhe mëndjen e çdo spektatori. Spektatori e paguan biletën për shfaqjen e ardhëshme.Për lindjen jo për perëndimin. Prandaj Teatri lind – perëndon brënda dy orësh dhe lind përsëri të nesërmen. Kjo është një nga arsyet që sallat e vërteta të teatrit janë të vendosura lindje – perëndim.
Teatri nuk është tregti, është udhëtim i dritës nëpër errësirën e shpirtit. Shpirtin e disa “artistëve” mund ta shesësh e ta blesh, mund ta zbehësh angazhimin qytetar, mund ti ngushtosh hapësirat e të pavarurve, por nuk mund ta fikësh Dritën e Teatrit. Para pak ditësh dhamë komedinë “Gruaja e burrit tim”. Salla u tejmbush. Ishte magjike. Kujtoni se dolëm të fituar, me xhepat plot. Jo. Qiraja ishte e papërballueshme.Dolëm të rraskapitur nga lodhja, me xhepa të zbrazur, por me sallën plot dhe shumë, shumë të pasur në shpirt. Provojeni të mos keni sallë, të mos merrni financime nga fondet publike dhe bëni shfaqje. Bëni një turne të thjeshtë. Jo 100 shfaqje jashtë Tiranës. Mbushini sallat. Teatri për ne është udhëtim në drite. Mos na pengoni në këtë udhëtim. Të bëhemi bashkë, që të shpëtojmë të gjithë. #rroftëteatri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.