Kryeministri Edi Rama ka komunikuar sot sy msy me publikun në rrjete sociale duke u përgjigjur në komentet e tyre, po u lënë mundësi atyre të bëjnë komente pas komentit të tij.
PYETJE PËRGJIGJE/ Ju e keni mendjen te votat, po ligjin për pensionet ku e humbët, pse se nxorët në fletore?
Kryeministri Edi Rama: Ne nuk kemi humbur asnjë ligj për pensionet dhe unë nuk e kuptoj këtë mendjen te votat sepse nuk më duket se kam ndenjur ndonjë ditë rehat apo kam fjetur ndonjë natë përpara teje dhe përpara të gjithëve ku. Nuk më duket, nuk më rezulton, okay? Po natyrisht kur vjen një fushatë rritet në maksimum intensiteti i komunikimit se për këtë bëhet fushatë? Pse është fushatë? Çfarë është fushatë? Është hapësira që iu jepet forcave politike, alternativave që të garojnë dhe populli Sovran të ulet për një moment dhe ti shofi me kujdes dhe ti gjykojë, pasi kanë kaluar 4 vjet, për këtë punë janë fushatat.
– O zoti Rama, thotë Tours Albania, se këta që vënë Albania janë të hidhur shumë. Nuk kthehet asnjë shqiptar në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama: Tani me thënë të drejtën kjo nuk është e vërtetë. Ka plot shqiptar që kthehen.
– Tokat pa letra?
Kryeministri Edi Rama: As kjo nuk është e vërtetë, ka toka pa letra, ka shumë toka me letra.
– Shtëpiat shumica pa letra?
Kryeministri Edi Rama: E pavërtetë. Shtëpiat shumica me letra, 250 e kusur mijë legalizime janë bërë në këto vite, 250 e kusur mijë, çerek milion legalizime janë me letra apo jo?
– Unë komunikoj me prindërit dhe të afërt, i është bërë jeta ferr. Ju ui jepni 50 mijë pensionistëve dhe ua merrni fëmijëve të tyre 4-5 herë.
Kryeministri Edi Rama: E pa vërtete, krejt e pavërtetë.
– Me gjobat në Shqipëri?
Kryeministri Edi Rama: Gjobat në Shqipëri i merr kush shkel ligjin, i merr kush shkel rregullat?
– Tjetri e merr makinën për hall?
Kryeministri Edi Rama: Makinën për hall apo për punë mund ta marri çdo kush që ka mundësi ta marri, por për hall apo për punë rregullat e qarkullimit nuk shkelen, shko provoje shkeli njëherë ti atje në vendin nga shkruan dhe shofim, e merr gjobën apo se merr. E ça gjobe merr në krahasim me gjobën që merr këtu, edhe sa të shkon llogaria dhe si të del llogaria kur të marrin dhe makinën fare. Se atje e respektoni ligjin se s’keni ku shkoni, se nuk ke një kryeministër apo kryeministre atje nëse je në Itali që ti shkruash në Facebook, sikur po i flet dikujt që nuk e di domethënë. Atje nuk ke as kushëri që janë drejtorë, atje nuk ke as parti që të thotë, hajde, nuk ke fare. Atje ke vetë krahët e tu dhe bravo të qoftë, respekte. Atje ke vetëm krahët e tua dhe këtu kam maksimumin e respektit dhe prandaj gjithmonë jam shumë i përulur ndaj atyre që shkruajnë nga jashtë, edhe kur shkruajnë broçkulla sepse, respekte. Por ama mos kërko që këtu në Shqipëri të funksionojë ndryshe, përkundrazi kërko që të funksionojë sa më shumë si atje.
– Gjoba kot më kot, s’ka pikë sistemi ku me parku, ku me nejt?
Kryeministri Edi Rama: Po shko atje gjeje njëherë sistemin, gjeje sistemin njëherë atje, se është habi e madhe, gjeje njëherë sistemin atje, njëherë e ma trego se si është dhe se si s’kanë me parku futesh dhe parkon mes rrugës dhe i bllokon te gjithëve rrugën, shko provoje njëherë atje.
– Ore pse nuk nxirrni ato familje që nuk kanë bukë për darkë për nxirrni këta që pastrojnë paratë tuaja të vjedhura.
Kryeministri Edi Rama: Besnik, po mirë ti për shembull nga e di ti këtë, cilat para të vjedhura për shembull? Paratë që të ka futur ty në kokën tënde plot me propagandë kënete, këneta? Cilat para? Si mund të akuzosh ti kështu në hava dhe për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë për darkë? Për kë e ke konkretisht se mund të ketë patjetër dhe ka në Shqipëri një numër shumë, shumë të vogël, por historia e bukës për drekë dhe e bukës për darkë në Shqipëri ka shumë vite që është mbyllur, ka shumë vite. Dhe për bukë në Shqipëri e kam thënë 100 herë 100 herë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut. Ke dëgjuar njeri ti të vdesë nga uria në Shqipëri?
Kështu që këtë historinë e bukës për darkë lëreni. Dhe për sa i përket se kë nxjerrim dhe kë nuk nxjerrim, të gjithë i kemi nëpër mendje, që të gjithë dakord?
– Tragjedia e këtij vendi është që ju zoti kryeministër keni si, e fillon me radhë, Luli, Sala, Nardi, Muli, Tiku,
Kryeministri Edi Rama: Luli ha bukë veç një herë si fillim, që të jemi shumë të qartë bashkë.
– …që janë kartë e djegur, të paaftë. Ti fiton gjithmonë, bravo. Jeni e keqja më e mirë.
Kryeministri Edi Rama: Shiko, si të duash! Por unë besoj që çka ka bërë Shqipëria në këto vite nuk i ka bërë në të gjitha vitet e veta të shtetit të mbledhura se bashku, në kushtet dhe mundësitë që ka pasur sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë që në një dekadë të rritet prodhimi i përgjithshëm 2 herë e gjysmë. Nga më pak se 10 miliardë në thuajse 25 miliardë dhe të ardhurat për frymë të rriten tre herë. Këto janë fakte, nuk i luan topi. Nuk i luan topi. Mund t’i luajë facebook-u por topi nuk i luan. Mund t’i luajë tik-toku por topi nuk i luan.
– Qeveritarët e kanë për detyrë të punojnë se lekët janë të popullit.
Kryeministri Edi Rama: Këtu jam 100% dakord edhe unë që qeveritarët e kanë për detyrë të punojnë se lekët janë të popullit. Pyetja është: a vallë të gjithë qeveritarët kanë punuar në vite njësoj apo pikërisht këtu dallojnë ata që janë të votueshëm, ata që janë të pavotueshëm, ata që janë më të mirë, ata që janë më të këqij? Ku dallojnë? Pikërisht pra, si bëjnë detyrën! Se paratë e popullit janë se qeveritë për paratë e popullit janë menduar të krijohen që kur ka lindur ideja e krijimit të qeverive, që mblidh taksat edhe puno për të gjithë ne. Patjetër, kjo është qeveria. Pyetja është: pse deri dje ata që bënin detyrën e lanë Shqipërinë ashtu siç e lanë, pse? Pse për shembull ata që bënin detyrën e lanë popullin shqiptar që gjysma të paguante drita dhe gjysma t’ia vidhte gjysmës tjetër që paguante dhe për gjysmën që ia vidhte se duhet ta bënin detyrën. Kjo është shumë e thjeshtë, të gjithë duhet të paguajnë për shembull. Se detyrën bëjnë të gjithë ata që vijnë në këtë godinë por ca mbyllin dritaret dhe lënë protestuesit të bëjnë qejfin e tyre, ca të tjerë hapin dritaret dhe gjuajnë me automatik nga dritaret dhe vrasin protestues. Detyrën bëjnë të dyja palët por puna është njeri vret dhe tjetri respekton dhe kështu me radhë.
– Kavajasit nuk mund të gënjehen më një thes miell, janë të parët që kërkuan demokracinë, nuk ndryshojnë, mos t’ju rrejë mendja.
Kryeministri Edi Rama: Mua të më rrejë mendja? Jo mos të të rrejë mëndja ty që me bufin e kënetës ka ndonjë shans Kavaja, ty mos të të rrejë mendja jo mua. Sepse fatmirësisht në Kavajë ne e treguam se çfarë dimë të bëjmë dhe ku ndryshojmë me kënetën. Kur na u dha mundësia e rilindëm Kavajën. Kavaja ishte një xhep fals o Musa. Kishte vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara edhe gjithë të tjerët shihnin nga qielli pa ujë pa drita, pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, pse? Se u bë kur na dha ne besimin. Kjo është e vërteta. Dhe këtë të vërtete ti s’mund ta mohosh. Kështu që si ta keni. Por në Kavajë ka ndodhur diçka. Ka ndodhur diçka që unë them se mileti demokrat i Kavajës duhet ta marrë, unë them pastaj ata s’do më dëgjojnë mua natyrisht, mund të bëjnë dhe të kundërtën e asaj që them unë. Unë them që duhet ta marri si një ofendim. U çuan pra demokratët votuan atje për ato pseudo primaret, votuan, nxorën dhe kandidatin më të votuar në Tiranë dhe në fund e hëngri bufi. Ua u hëngri bufi kandidatin. Tani doni bufin ta keni deputet në Kavajë një herë në dy vjet kur ka zgjedhje që zbret nga makina atje me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, ngre dy gishta se Luli të paktën kur zbriste i kishte flokët pik, apo jo? Ngre ato gishtat dhe shëndet, mirupafshim, shihemi pas dy vitesh. Mbaheni s’ka problem. Unë them që kjo punë nuk është kështu. Për më tepër në zgjedhjet e 11 majit nuk është çështje partish fare, si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në 91-92 kur u përmbys edhe zyrtarisht edhe me votë sistemi i vjetër, nuk ishte çështje partish. Shkuan valang në ’92-in njerëzit votuan për PD. Unë se kam votuar as atëherë të them të drejtën, unë s’kam votuar asnjëherë në ’91 në ’92, më vinte erë jo e mirë. Por e votuan populli, masivisht, me të drejtë se s’kishte çfarë votonte tjetër. Masivisht!
Pse e votuan? Sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë. Që atëherë në 11 maj është një votë gjeopolitike për të hyrë në BE. A do të hysh o Musa në BE apo s’do të hysh? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të vijë zor nesër kur të thuash “nuk votova unë për të hyrë në BE”. Se BE e fut ky që sheh këtu me PS, nuk e fut bufi i kënetës. Nuk e fusin këta kua kua kua-të e tjerë. Nuk e fusin ata shitësit e qilimave fluturues që dalin dhe ulërasin sikur të jenë kopje të vogla të bufit dhe thonë “jemi parti të reja”. Dhe shaj e shalo. Nuk e fusin ata, s’kanë lidhje ata fare me këtë punë.
Janë 100 vet Musa tani që flasim ne, 1000 vetë çuna goca që punojnë për negociatat. Tani që flasim ne, 1000 vetë, çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë të hëne. Ja dje, të dy ministret tona që janë krye negociatore dhe zëvendës kryenegociatore janë atje dhe e di pse shkojnë? Japin llogari. Çfarë bëri Shqipëria javën e kaluar me të gjithë sektorët, 1, 2, 3, 4. Ti si thua? Mos të më rrejë mëndja mua se Kavaja nuk rrehet me një thes miell. Jo me një thes miell jo. Nuk ka thasë mielli fare. Pasaporte, pasaportën e BE-së e do Musa apo nuk e do? Do të shkosh një herë si zotëri se paske dhe mustaqe? Do të shkosh një herë si burrë me mustaqe atje që mos të nxjerrin anash dhe të të thonë dil andej të të pyesim cik ku po shkon, kush të ka ftuar por të shkosh atje me italianët bashkë, të futesh edhe ti si europian. E pra, voto PS se s’ke rrugë tjetër.
Voto PS për veten tende jo për mua. Për veten tende votoje PS. Merre pasaportën, ta fusim Shqipërinë në BE e pastaj shih e bëj, kthehu prapë atje te PD ndjese pastë se s’ka PD, ka kënete. Nuk ka PD, ka kënete. Nuk ka demokraci atje, atje ka një buf kënete se e pe vet me primaren. Se më bëre të ngre zërin.
– Daniel elektroniku i thotë Musait: Demokracinë ta dha B-ja ty duke e lënë Kavajën mënjanë. Bufi domethënë apo jo? Fute pak Lulin live tani.
Kryeministri Edi Rama: Jo, live nuk e fus dot se është duke fjetur tani, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prap. Thotë, lere të flejë dhe një çikë. Sa është ora? Ora 9.08, nga 12:00 zgjohet, tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet, nuk zgjohet. Ai feston Vitin e Ri, të nesërmen në mëngjes fle gjumë dhe zgjohet në Pranverë, zgjohet në Pranverë, normalisht. Dhe Pranvera për të nuk fillon as Ditën e Verës në 14 mars, as në 22 mars, fillon në 22 qershor, por është zgjuar këtë herë, është zgjuar. Më ka surprizuar. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












