Kush është “Redaktori”, Berisha zbërthen përgjimet e Veliajt në qeli

Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se mediat nuk raportuan ‘redaktorin’ në përgjimet e Erion Veliajt, ndërsa vetë uboaraqit në SPAK për shkak të masës së sigurisë.

Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron, tha Berisha.

“Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë.
Sot, aty takova Redaktorin.
Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan.
Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë.
Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.
Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë.
Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori.
Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori.
Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori.
Redaktori ishte Edi Rama.
Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është.
Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin.
Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori.
Po çfarë po bënte Redaktori këtu?
Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit”, deklaroi Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...