Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, Komisioneres së BE, Marta Kos: Ne duam paratë tona!

13/03/2025
Rama, Komisioneres së BE, Marta Kos: Ne duam paratë tona!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos, në vizitën e saj të parë në Shqipëri. Pas takimit, dy zyrtarët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe mbështetjen e BE-së për Shqipërinë.

Rama vlerësoi vizitën e Komisioneres si një sinjal pozitiv për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së, duke nënvizuar se vendi është i vendosur të përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027. “Ambicia jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE brenda kësaj dekade. Ne duam të jemi pjesë e familjes europiane dhe këtë duhet ta meritojmë çdo ditë,” theksoi ai.

Nga ana e saj, Kos konfirmoi mbështetjen e Komisionit Europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit. “Shqipëria ka ecur shumë mirë në këtë proces. Ju nuk jeni thjesht një vend kandidat, por një partner i besueshëm që po harmonizon politikat me ato të BE-së,” deklaroi ajo. Kos e përgëzoi qeverinë shqiptare për progresin në hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave, duke shtuar se integrimi nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe një proces që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare.

Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve ishte Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku Rama konfirmoi se parlamenti shqiptar po shqyrton marrëveshjet financiare që do të mundësojnë disbursimin e një miliard eurove fonde të dedikuara për Shqipërinë. “Ne duam lekët tona,” u shpreh Rama me tone ironike, duke theksuar se këto fonde janë jetike për reformat dhe përmirësimin e standardeve ekonomike e sociale të vendit.

Komisionerja Kos vuri në dukje rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe anti-korrupsionit, si elementë kyç për përshpejtimin e integrimit. Ajo gjithashtu premtoi një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur njohjen e Shqipërisë në vendet anëtare të BE-së, duke nënvizuar se procesi i anëtarësimit nuk është vetëm një vendim teknik, por edhe një çështje politike.

Në një gjest simbolik, Kos i dhuroi Ramës një fanellë sportive me numrin 11, duke theksuar se Shqipëria është pjesë e “skuadrës europiane” dhe se anëtarësimi i saj do ta bëjë BE-në më të fortë. Ajo madje premtoi se do të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, malin e Korabit, kur vendi të përmbyllë procesin e negociatave.

Kryeministri e përmbylli konferencën me një mesazh të qartë: “Nuk ka alternativë tjetër për Shqipërinë përveçse anëtarësimit në BE. Ne e dimë që detyrat duhen bërë dhe nuk ka asnjë rrugë të shkurtër, por jemi të vendosur të arrijmë këtë objektiv.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.