Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Kandidatët nuk kanë ikur se ishin në listë të hapur. Komenti për ikjen e Dash Sulës

13/03/2025
Berisha: Kandidatët nuk kanë ikur se ishin në listë të hapur. Komenti për ikjen e Dash Sulës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kandidatët nuk kanë ikur se ishin në listë të hapur. Një pjesë preferuan të vazhdojnë jetën e tyre private, tha sot në një konferencë shtypi kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ndërsa komentoi disa largime nga lista e hapur e PD.

“Një pjesë, nuk është e vërtetë se kanë braktisur se nuk janë në zonë të sigurtë. Një pjesë e tyre, më përpara kanë bërë të ditur se nuk do të hyjnë në garë.
Dhe cilido, le të bëjë një check up tek lista e kandidatëve që kanë hyrë në garë. Pra, kanë preferuar të vazhdojnë jetën e tyre private.
Në tërësi, deputetët kanë pranuar verdiktin e listës. Tani, uk po flas për ndonjë që nuk e pranoi verdiktin, po unë mendoj se beteja kundër Edi Ramës zhvillohet, jo nga opozitat e opozitës, se ato janë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, po ajo zhvillohet në gjirin e aleancës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’”, deklaroi Berisha.

Në vijim ai komentoi edhe largimin nga lista e hapur të Dashnor Sulës dhe regjistrimin e tij në listën e “Shqipëria bëhet-Thurje”.

”Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim.
Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi”, tha kreu i PD.

Në vijim Berisha publikoi statistikat e listave ku 39% e listës janë gra, 18% janë të rinj dhe diaspora ka 7 përfaqësues.

“Unë do ju jap nja dy statistika, se i paskam këtu.
Janë nga 140 kandidatura, 85 janë burra, 55 janë gra. Pra gratë arrijnë në 39%.

Të rinj, janë 25, apo 18%. Pra, janë mbi parashikimet. Nga diaspora janë 7 përfaqësues”, tha Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.