Veliaj reagon nga paraburgimi për çështjen e pronësisë së vilës në Qerret

Veliaj reagon nga paraburgimi për çështjen e pronësisë së vilës në Qerret

87
0
Shares

Familjarë të Veliajt në vilën në Qerret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht në paraburgim për akuza korrupsioni, ka bërë një deklaratë publike lidhur me pronësinë e një vile në Qerret, e cila i përkiste të ndjerit Arben Xoxa, vjehrri i tij në kërkim të gjetjes së argumentave përkundrejt atyre të prokurorisë.

Në deklaratën e tij, Veliaj thotë për prokurorin ‘se ndërtuesi dhe noteri Olsi Dado po përpiqet të mohojë pronësinë e Arben Xoxës mbi këtë vilë, duke pretenduar se ajo i përket në fakt Veliajt. Si provë, Dado citon dëshminë e shoferit të fundit të Xoxës, i cili ka deklaruar se nuk e ka shoqëruar kurrë atë në plazh gjatë muajve të fundit të jetës.

Veliaj kundërshton këto pretendime, duke theksuar se në muajt e fundit të jetës, Arben Xoxa ishte i sëmurë dhe nën trajtim mjekësor, çka e bënte të pamundur frekuentimin e plazhit. Për të mbështetur këtë, ai ka paraqitur fotografi ku shfaqet Arben Xoxa së bashku me familjarë dhe miq të njohur të artit shqiptar, në vilën e Qerretit gjatë verës së vitit 2018. Këto prova, sipas Veliajt, hedhin poshtë pretendimet se Xoxa nuk ka qenë kurrë në atë banesë.

”Po me cilat prova? Ols ndërtuesi thotë se shoferi i 4 muajve të fundit të jetës së Arbenit nuk e ka çuar në plazh. Më fal, por nëse 4 muajt e fundit të jetës ishte pacient me tumor në kokë, nën regjimin spitalor të doktor Petrelës, pse do shkonte në plazh? Dhe i pasëmurë, pse do vente robi në plazh në dimër, Nëntor, Dhjetor, Janar, Shkurt?

Madje, Ols violina, insiston se Arben Xoxa s’ka qenë kurrë në shtëpinë e tij! Po mirë, po ky në foto kush është? Ndjesë pastë, aty është edhe Ganimet Vendresha, gjyshja e ndjerë, ish primabalerina e parë në TOB te shfaqja ‘Halili & Hajria’. Bashkë me ta, sopranoja e pianistja e njohur, duke drekuar! 

Që Ols dështaku në violinë, as në ëndërr s’do ulej dot me kaq artistë, kjo s’do mend! Por, fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.

Veliaj ndodhet në arrest me burg në një qeli në Durrës me 4 akuza dhe me një vendim gjykate prej 365 faqesh të mbushur me faktet e gjetura nga prokuroria e Posaçme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY