Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK shpjegon ‘dënimin’ e Veliajt, çfarë përgjigje dhanë Burgjet

14/02/2025
VIDEO/ Erion Veliaj në SPAK, pak ditë më parë ishte Ajola
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK ka dhënë shpjegime në lidhje me atë që u quajt lapsus në raportin e SPAK për arrestin me burg të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

SHPJEGIMI/ Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim E.V sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se:

Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për shtetasin nën hetim E.V, me numër protokolli 2402, dt. 24.01.2025, Prokuroria e Posaçme nuk i është referuar për asnjë moment gjendjes së tij gjyqësore.

Si pjesë e akteve të depozituara pranë Gjykatës së Posaçme është edhe një certifikatë elektronike e gjendjes gjyqësore me nr. prot. 5488 datë 23.01.2025, e gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku organi procedues ka akses. Kjo certifikatë, në brendësi të saj përmban informacionin se shtetasi E.V, i biri i L. dhe Sh. lindur më 17.12.1979 në Tiranë, rezulton “I dënuar”.

Në lidhje me këtë certifikatë, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në lidhje me veprat penale si edhe vendimet gjyqësore, të cilat lidhen me certifikatën elektronike që është gjeneruar.

Me shkresën nr. 2215/1 datë 12.02.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore ka sqaruar mes të tjerave se:

…çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast. Shtetasi E. L. V. ka 3 vendime pafajësie.

Në çdo rast, as në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Gjykatës se Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por as nga kjo e fundit, nuk është përdorur si rrethanë gjendja gjyqësore e shtetasit nën hetim E.V, për të caktuar ndaj këtij të fundit, masën shtrënguese të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

Policia sulmon me gaz selinë e PD dhe xhaminë. Goditje në kokë aktivistëve të PD

20/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

Rama fyen rëndë protestën: Kur mortja shtyn qenërinë…

20/02/2026
VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

VIDEO/ Tension mes deputetëve të PD dhe policëve civilë dhe pa numra, para dyerve të PD

20/02/2026
Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

Mediat e mëdha ndërkombëtare përshkruajnë protestën antiRama në Tiranë

20/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.