Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha në Berlin, takon Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, deputetë të Bundestagut

04/02/2025
Berisha në Berlin, takon Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, deputetë të Bundestagut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka vijuar takimet gjatë vizitës në Gjermani.

Ai është takuar me një numër zyrtarësh të lartë të CDU, deputetë të parlamentit gjerman si dhe figura të njohura të politikës gjermane.

Berisha ka takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Dr. Carsten Linnemann, Kryeministrin e landit Renani Veriore-Vestfali, Hendrik Ëüst, deputetët e Bundestagut Gjerman, Volkmar Klein, deputetin Olav Gutting, anëtar i Kryesisë së Grupit të CDU-së në Bundestag, reporter për financat, deputetin Peter Beyer, etj.

Në ambientet e Kongresit të CDU, Berisha ka takuar edhe Doris Pack, Kryetare Nderi e EPP Ëomen, ish-deputete dhe reportere për Ballkanin, për dekada në Parlamentin Europian si dhe Elmar Brok, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, të Sigurisë, dhe të Drejtave të Njeriut të Parlamentit Europian.

Dje në Kongresin e CDU-së Berisha u takua edhe me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Një ditë më parë ai ka zhvilluar një takim të përzemërt me liderin e CDU-së, Friedrich Merz, të cilin e cilëson si “kancelarin e ardhshëm” të vendit.

Në një deklaratë pas takimit, Berisha e vlerësoi fitoren e pritshme të CDU-së si “më të rëndësishmen pas asaj të Donald Trump”, duke nënvizuar ndikimin që ajo mund të ketë në skenën politike europiane dhe ndërkombëtare.

“Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh.

Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare.

Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta.

Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë”, shkruna Berisha për pjesëmarrjen e tij në Kongresin e CDU-së. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.