Çështja ‘Partizani’, Gjokutaj kërkon thirrjen e Ramës për tjetërsimin e destinacionit të...

Çështja ‘Partizani’, Gjokutaj kërkon thirrjen e Ramës për tjetërsimin e destinacionit të klubit

63
0
Shares

U zhvillua dot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”.

Mbrojtja kërkoi që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndryshimin e destinacionit të pronës që është objekt i hetimit.

“U denoncua prapavija politike e këtij procesi. Jamarbër Malltezin e akuzojnë për bashkëpunim me zotin Berisha, për korrupsion i zyrtarëve të lartë kur ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje. Problemi është që për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin. Në alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin, për t’i vendosur SPAK-ut detyra specifike, siç është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera – të cilat për hir të së vërtetës ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori – me autorësinë e Kryeministrit”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY