Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi: Aq sa uli çmimin e energjisë, vjedh drejtori i elektrikut për 1 vit

12/01/2025
Këlliçi: Aq sa uli çmimin e energjisë, vjedh drejtori i elektrikut për 1 vit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi sot në një dalje për mediat abuzimin e drejtorit të OSSH i cili përmes 2 kompanive me të cilat është e lidhur merr afro 30 milionë euro në vit tendera nga qeveria.

“Tre ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do ti kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.

Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale ABNID, ka përfituar tendera publikë e kontrata konçensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionsh shqiptarë të dashur.

Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, 5D, të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brënda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.

Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës”, deklaroi Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
Bardhi tregon shënjestrën tjetër të opozitës pas Parlamentit

Në orën 18.00 protesta e opozitës: Apeli i Bardhit, qeveria është e izoluar, ta rrëzojmë

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksidenti rëndë, çifti i turistëve zviceranë plagoset në Mat

Aksident i rëndë në Tiranë, çfarë ndodhi në aksin Baldushk-Vishnjë

22/03/2026
Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, rendit gjitha skandalet

Pak orë para protestës, apeli i Berishës për qytetarët shqiptarë

22/03/2026
Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

Mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.