Berisha: Nuk do të ketë asnjë rrugë me pagesë në Shqipëri

Berisha: Nuk do të ketë asnjë rrugë me pagesë në Shqipëri

10
0
Shares

Nuk do të ketë asnjë rrugë me pagesë në Shqipëri. Programi jonë do t’i japë përgjigje gjendjes së mjerë të fshatit shqiptar sot, tha sot gjatë një takimi në Lezhë, kreu i PD, Sali Berisha.

ARGUMENTAT E BERISHËS/ Ju thoni me çmimin më të lartë në Europë, jo vetëm naftën e blini, por për të ardhur nga Kukësi, Tropoja, Hasi, nga Kosova, vajtje ardhje paguani 15 euro. Kaq kushton bileta e Easy Jet nga Rinasi në Milano, në Roterdam, Berlin apo tjerë. Pra sa një biletë avioni paguani ju.
Merr fund. Asnjë qindarkë. Ua them unë këtu.
Ky është një akt jashtëzakonisht i lig. Kjo rruga që sot po i dorëzoj rrugët unë tek privati, nesër dorëzon ujin tek privati dhe ta çon në stratosferë se e ka privati.
Nesër do të dorëzojë dhe furnizimin me energji dhe do të lajë duart, do të ndajë paratë me ta.
Kurrë.
Rrugët kombëtare do të jenë të qeverisë dhe të publikut, nuk do të paguajnë shqiptarët asnjë qindarkë.
Por ka nga ata që pyesin me të drejtë, si do i mirëmbani ju keto? Sot shqiptarët paguajnë 190 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve taksa. 190 milionë euro, atëherë pse duhet ti marrin rrugët privati dhe të ju rrjepë juve me tarifa.
Akte të para heqja përfundimtare e tyre.

Ne kemi një program për ti dhënë përgjigjen më të shkëlqyer gjendjes së mjerë të fshatit shqiptar sot.
Sot falimentimi i fermerëve është një nga gjërat më të dhimbshme. Po pse falimendojnë. Sepse hapi dyert në të gjitha anëtët me Ballkanin e hapur. Fermeri i Shumadisë që merr 15-20 herë financime më shumë nga qeveria serbe se, sa fermeri shqiptar që po thuajse nuk merr fare, vetëkuptohet se ai e ka çmimin të subvencionuar, dhe ky ka hapur dyert anë e kënd për mallrat e Serbisë dhe fermerët tanë falimentojnë.
Sa u ka lënë fermerëve? 44 milionë në 8 miliardë e 200 milionë euro dhe më shumë se gjysmën ua merr administrata. Atyre që përbëjnë 35-40 përqind të popullatës dhe japin 20 përqind të prodhimit. Merr fund.
Çdo prodhim bujqësor dhe blegtoral do të subvencionohet për njësi prodhimi.
Pra miq, po si do i realizojmë këto thoni ju?
Shumë e thjeshtë, do të përmbysim rishpërndarjen e të ardhurave kombëtare.
Lubi Loti ka marrë këtë vit 16% të buxhetit, arsimi ka marrë 2.45 % të buxhetit, shëndetësia ka marre 2.65 % të buxhetit. Kurse ajo që me Edi Ramën ndajnë 13 km rrugë të unazës së re, në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë dhe ndërtojnë rrugë me çmim 10-12 herë më të lartë se sa çmimet në Kroaci dhe vende të BE-së.
Duke premtuar për ato që thashë, ju jap fjalën e nderit se ato që u ndërtuan në mandatin 2005-2013, të tjera shumë më të mëdha e rëndësishme do të ndërtohen gjatë mandatit të ardhshëm.
Me gërshërën e ligjit do i pritet dora hajdutit shtet.
Do ti them dhe këtij Pjerinit. Pjerin i dole zot Erion Veliajt. Ka qenë momenti më i sinqertë i jetës tënde, sepse të dy hajdutë njëlloj jeni, të dy një fat do të keni.
Ndaj dhe miqtë e mi, ju bëj thirrje të bëjmë çdo përpjekje, me çdo qytetarë të këtij qarku, pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht se për ka votuar, pavarësisht se çfarë mendon për Sali Berishën dhe PD, etj., etj., të bashkohemi për të shpëtuar nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur këtë vend.
Nga ky regjim që po i rrjep, që ka krijuar një gropë të zezë, nga e cila shqiptarët, nga një vend i bekur është bërë një gropë e zezë, nga e cila shqiptarët largohen me shpejtësi për të shpëtuar prej saj, nga varfëria.
U garantoj se do të jetë e afërt dita kur ky vend të shtohet çdo ditë e më shumë në pasuri, në njerëz, në shpresë, në besim në të ardhme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY