Berisha paralajmëron ulje drastike të çmimit të naftës pas 11 majit

Berisha paralajmëron ulje drastike të çmimit të naftës pas 11 majit

14
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nafta nuk do shitet plus minus 10% të çmimit që shitet në Kosovë dhe Maqedoni nëse ai vjen në pushtet me zgjedhjet e 11 majit.

ARGUMENTAT/ Nafta. A mundet që qytetari me të ardhurat më të ultat në Europë, të ketë naftën më të shtrenjtë se Singapori? Singapori është në çatinë e botës për të ardhura për frymë dhe për çdo gjë, ç’është e vërteta.

Dhe nafta në Singapor, nafta në Zvicër shitet më lirë se sa në Shqipëri. Merr fund kjo. Zotim solemn. Kurrë nuk do mund të shitet ndryshe me një çmim tjetër, plus minus 10% çmimit që shitet në Kosovë dhe Maqedoni.

Kosova e merr në Durrës, e transporton nga Durrësi në Prishtinë dhe e shet 30-40% më lirë se sa ne. Maqedonia, edhe më lirë. Marrin fund këto.

Nafta në Shqipëri do të shitet me çmimin që shitet në Kosovë dhe në Maqedoni, plu minus 10%.

Shiko çfarë ndodh. Kosova me 400 e 40 e sa mijë automjete, Shqipëria ka 870 mijë automjete, Kosova me 440 mijë automjete zhdoganon 630 mijë ton naftë.

Shqipëria me 870 mijë automjete zhdoganon 550 mijë ton naftë. Këta vjedhin ditë e natë.

Po kush i paguan këto? Këto i paguan çdo qytetar shqiptar, miqtë e mi. Se, edhe ai që nuk ka makinë e paguan me çmim transporti.

Nafta pasqyrohet në të gjitha çmimet tjera, ndofta më shumë se çdo lëndë tjetër.

Po edhe ata që kanë makina. Makina nuk është një luks, është një domosdoshmëri dhe qëllimi i çdo qeverie është të mundësojë që çdo qytetar apo familje të ketë makinën e vet. Padiskutim.
Pra, merr fund kjo.

Dhjetëra mijëra ton u falen miliarderëve të botës, dhe vijnë jahtet e tyre në Durrës. Tv japin lajmet se erdhi x, y jaht. Marrin gjerr në 500 mijë litra naftë me çmimin qesharak, 500 lekë.

Po, po. Të gjitha ato jahtet që shihni ju, vijnë dhe i shtrojnë dhe në drekë Edi Ramës. Sheikët mirupafshim, mbushin dhe jahtet me naftë. Kurrë!

Janë të mirëseardhur, kushdo që të dojë, i mirëpresim, po kjo politikë merr fund. Ajo i kalon fermeri të Lushnjës, i kalon fermerit të Korçës, i kalon fermerit të Shkodrës, u kalon fermerëve ajo naftë.

Po si mund të japim ne naftën dhjetëra, mijëra ton naftë se na bën reklamë ardhja e tij. Jo, mor zotëri. Me 500 mijë litra naftë që vjen vetëm njëri, ti bëj reklamë në gjithë botën çfarë të duhet.

Përveç kësaj, janë 300 mijë ton naftë kontrabandë. E bën vetëm shteti, askush tjetër. Po, e ka deklaruar, është e vërtetë që kjo është e vetmja qeveri në botë që, taton qytetarët e vet 1.1 euro, madje më shumë se 1.1 euro, 1.113 euro.

Po të vësh taksa të tilla që, nuk i ka askush, në një kohë kur Maqedonia i ka 3 herë më të ulëta, Kosova i ka dy herë më të ulëta, nënkuptohet që çmimin e çon lartë e më lartë.

Në vitin 2013, më 7 prill, nafta në bursë ishte 97 dollarë fuçia, dhe në treg ishte 140 lekë litri. Në vitin 2022, po më 7 prill, nafta në bursë ishte 97.2 dollarë, kurse nafta në treg, se kishte dhe bordet e Edi Ramës, shitej 128 lekë.

Nuk vuan kush në botë, siç vuajnë shqiptarët nga nafta. Por të themi atë që është, nuk ka shtet në botë që i merr qytetarit 1.1 euro për litër të naftës. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY