Argita Malltezi, vajza e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur sot në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me akuzat e saj ndaj gjyqtares se GJKKO, Irena Gjoka.
“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024. Pasi të jap dëshminë do të jap edhe një deklaratë për ju”, u tha ajo gazetarëve para se të futej në godinën e SPAK.
Pas daljes Malltezi tha se Gjoka ka falsifikuar dokumenta zyrtare. Kemi bërë kallzime për gjëra konkrete. Drejtësia e kapur nga grupe kriminale përpiqet të lajë fytyrën e Irena Gjokës. Për të marrë çertifikatën e ndershmërisë nisi kallëzim ndaj meje. Por tentativatbpër rë mbyllur gojën do të dështojnë”, tha Malltezi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/