Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat

151
0
Shares

Nga viti 2025 do të ndryshojë mosha e daljes në pension për gratë dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat.

Kjo rritje është një vazhdimësi e skemës së pensioneve të miratuar në 2015 ndërsa nuk është ende e qartë se si do të pasqyrohet në skemën e re të përgaditur nga qeveria dhe që do të hyjë më fuqi brenda këtij viti.

Gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.

Nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data  janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY