10 persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën pasi një kamion goditi qëllimisht turmën e njerëzve në zonën e njohur qytetit të Nju Orlinsit, ‘Canal and Bourbon Street’, në orët e para të Vitit të Ri, njoftuan autoritetet e qytetit, raporton Zeri i Amerikës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03: 15 të mëngjesit me orën lokale. “Ky njeri synonte të vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur”, tha drejtoresha e policisë Anne Kirkpatrick. “Qëllimi i tij ishte të kryente vrasje masive”.
Autoritetet thanë se shoferi qëlloi me armë drejt policisë, duke plagosur dy prej tyre, pasi kamioni që drejtonte u përplas.
Autori i dyshuar i ngjarjes u vra pas shkëmbimit të zjarrrit me policinë, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për agjencinë Associated Press, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi nuk ishte i autorizuar të jepte publikisht hollësi lidhur me hetimin.
FBI-ja njoftoi se po e heton ngjarjen si një akt terrorist. VOA
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/