Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me...

Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me Erion Veliajn

414
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha publikoi sot një e cila sipas tij pasqyronte konfliktin flagrant të interesit të Altin Dumanit me Erion Veliajn.

Berisha e ka publikuar dy foto disa javë më parë në të cilën informohej se kreu i SPAK, Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj.

“Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera.
Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes.
Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, pasi tani punon në një institucion tjetër, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit”, tha Berisha.

Berisha tha se Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit.
Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë, tha Berisha.

“Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare.
Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.
Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.
Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen.
Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki”, shpjegoi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY