Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve

11/12/2024
Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Demokratët festuan këtë mbrëmje 34 vjetorin e themelimit të PD të mbledhur në një sallat e hotel Tirana.

Në fjalën e tij kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/,Miqtë e mi, kurrë nuk duhet të harrojmë katastrofën që parandaluam me qëndresën tonë.
Shqipëria pa opozitë do ishte një dimër i pafund.
Do ishte projekti që do varroste përfundimisht kombin shqiptar.
Sepse kur narkoshteti i Edi Ramës dëboi gjysmën e shqiptarëve vetëm në 10 vite, imagjinoni se çfarë do ndodhte dekadat e ardhshme kur Edi Rama priste të sundonte pa opozitë.
Por tani kjo ëndërr e Edi Ramës, ky projekt i Xhorxh Sorosit ka vdekur dhe ne duhet ta kallim atë.
Dhe siç thotë ajo shprehja e mençur e shqiptarëve, kur hap gropën e tjetër, do biesh vetë.
Fatin që përgatiti për ne, do e ketë rilindja e Edi Ramës, narkoqeveria e tij.
Vetë Edi Rama po e shkërmoq atë organizatë. E vetmja gjë që mban rilindjen sot është vetëm pushteti. Pushteti i bazuar në lidhjet me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.
Ditën që nuk do ketë më pushtet, shqiptarët do shohin gjendjen e vërtetë të saj.
Dhe këtu qëndron ndryshimi fundamental mes nesh dhe atyre.
Ne nuk jemi njëlloj sepse ne jemi një parti që ka fuqinë për të rikrijuar veten e saj.
Jemi një parti që kemi drejtuar dy herë Shqipërinë.
Herën e parë, kemi pasur gabimet tona, por kemi shënuar arritje epokale dhe askush sot nuk mund të mohojë se qeverisja e viteve 2005-2013 ka qenë më e suksesshmja që ka njohur Shqipëria.
Dhe së fundmi ne kemi vetinë, aftësinë për t’u ringritur pasi rrëzohemi.
Sepse ne kemi të parin interesin kombëtar dhe kurrë nuk e harrojmë këtë.
Prandaj dhe njësoj si hera e dytë ishte më e suksesshmja, hera e tretë do bëjmë të harrojmë herën e dytë. Do jetë më e mira.
Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve.
Dhe me ëktë duhet thënë se gjendemi në pikën kyçe të betejës sonë.
Ditët tona të këqija janë tashmë e shkuara.
Beteja jonë për shpëtimin e opozitës u krye, e fituam atë betejë.
Tani jemi në betejën për shpëtimin e Shqipërisë.
Para së gjithash për shpëtimin e qytetarëve shqiptarë nga dhimbjet e skamjet dhe mjerimit, për vendosjen me shpejtësi të minimumit jetik 200 euro, për pagën minimale 500 euro, për pagën mesatare 1200 euro, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, për proporcionimin e çmimeve të energjisë dhe ujit, në proporcion me rrogat dhe pensionet që marrin.
Për shërbimet publike më cilësore që kanë njohur shqiptarët, për arsimin dhe shëndetësinë.
Për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Europë.
Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit është zotimi ynë para shqiptarëve. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

23/03/2026
Mediu në SHBA: Alarm për zgjedhjet në Shqipëri dhe diskutime strategjike në Pentagon

Mediu në SHBA: Alarm për zgjedhjet në Shqipëri dhe diskutime strategjike në Pentagon

23/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

Noka-policisë: Po funksiononi si bandë, keni goditur direkt në sy liderin e opozitës me urdhër

22/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist i Peqinit

23/03/2026
Mediu në SHBA: Alarm për zgjedhjet në Shqipëri dhe diskutime strategjike në Pentagon

Mediu në SHBA: Alarm për zgjedhjet në Shqipëri dhe diskutime strategjike në Pentagon

23/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Përplasje tragjike makinash në aksin Vlorë-Kotë, 2 drejtuesit mbeten pa jetë

22/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.