Një zjarr dogji shtëpinë e një 80 vjeçari në Shtoj të Vjetër, Shkodër.
I moshuari nuk ka arritur të dalë duke humbur jetën nga zjarri.
“Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm”, njoftoi policia e Shkodrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...