Ervin Salianji ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, lidhur me vendimin e Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie, pas një gjyqi që zgjati disa vjet me akuzën për kallëzim të rreme, edhe pse ai nuk kishte kryer asnjë kallëzim, por thjesht denoncim publik.
Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë rrëzimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit duke lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i Apelit u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.
”Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai.
Prej 26 tetorit, Salianji ndodhet në burgun e Fierit duke kryer dënimin. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/