Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbyllet dosja në ngarkim të Amarildo Nikollit, skenari i vrasjeve për lojërat e fatit në Vlorë

04/12/2024
Mbyllet dosja në ngarkim të Amarildo Nikollit, skenari i vrasjeve për lojërat e fatit në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

SPAK ka çuar dosjen për gjykim në ngarkim të Amarildo Nikolli i cili akuzohet se në bashkëpunim me 3 të tjerë kishin planifikuar vrasjen e Ervis Matodashaj dhe të Inez Hajrulla, i cilësuar si i “forti’ i Vlorës.

Vrasja do të kryhej për hakmarrje si dhe për marrjen në kontroll të bizneseve të lojërave të fatit ndërsa porositësi i atentatit është Leonard Luzi, i cili u kap në Spanjë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë në nëntor të këtij viti.

SPAK ka zbërthyer dhe rolet ku rezulton se Luzi ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli do ishte “qitësi” dhe të pandehurit Muharem Koroveshi dhe Erio Zejno do kishin rol ndihmës. Dy të fundit kanë dërguar armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, e kanë ndihmuar në terren për lokalizimin e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, si dhe do të ndihmonin autorin, në largimin nga vendi i ngjarjes, nëse vrasja do të realizohej

Por atentati ndaj Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullës dështoi falë reagimit në kohë të policisë Vlorë.

Policia në gusht të 2023 në lagjen “Uji Ftohtë” ushtroi kontrolle dhe Amarildo Nikollit iu gjetën: një pistoletë e markës Pietro Beretta, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes. Nikolli kishte dalë pikërisht për të finalizuar porosinë e Leonard Luzit, që ishte ekzekutimi i Ervis Matodashaj dhe të Inez Hajrulla.

Pas prangosjes, Amarildo Nikolli vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë duke marrë statusin e të penduarit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.