Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

Prodhonte dhe tregtonte ‘markën e Sarandës’ së vajit të kanabisit

48
0
Shares

Momenti i arrestimit

Prodhonte dhe shiste vaji kanabisi në Sarandë, vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë.

35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen gjatë operacionit 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

“U lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate”, njoftoi policia e Sarandës.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY