Kryenin veprimtarinë e shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohen dhjetra doza të dyshura lëndë narkotike kanabis, tre telefona celuar dhe një automjet.
“U arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 33 vjeç, Xh. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e Durrësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/