Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë do të thotë ujësjellësi i sulmuar për Kosovën

30/11/2024
Rama dhe Berisha dënojnë aktin terrorist në ujësjellësin e Iber Lepencit në veri të Kosovës, por dallojnë nga këndvështrimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut në Kosovë, ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv.

Prej Ibër-Lepencit furnizohen Zubin Potoku, Mitrovica e Jugut, ajo e veriut, Vushtrria, Drenasi, një pjesë e Prishtinës dhe e gjithë Fushë Kosova si dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar thuhet se janë prapa këtij shpërthimi në veri të vendit.

Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës. “Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar. “Sulmi është kryer nga profesionistë, është sulmi i radhës kriminal e terrorist që ne besojmë që vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia”, tha ai.

Sulmin e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj., pas sulmit në Zubin Potok.

“Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, të mbajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kurse, kryeministri Kurti sot njoftoi se punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në sanimin e dëmit të shkaktuar.

Policia e Kosovës sot po zhvillon një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei. Presidentja ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei, raportoi A2.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Gjirokastër, 17 vjeçari abuzon të miturin, në prani të dy të tjerëve

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

Debate në GJKKO mes Ndrecës dhe Dados. Ish deputetja Bushka dhe biznesmeni Abule kërkojnë ndarjen e çështjes

03/04/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

GJKKO vijon gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë, debate mes Ols Dados dhe Maks Haxhisë

03/04/2026
Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

Elda Hoti sulmon Ballën: I paburrë, fshihesh pas grave, kërcënimet e tua nuk trembin askënd

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.