Rama dhe Balluku inagurojnë ‘Divizionin’ në Bulqizë

Rama dhe Balluku inagurojnë ‘Divizionin’ në Bulqizë

21
0
Shares

Prezantohet projekti për Parkun tematik Retro Bulqizë 2024, një destinacion turistik mikpritjeje dhe motor i ri ekonomie për zonën e Bulqizës.

Parku tematik Retro Bulqizë 2024, është projekti inovativ turistik që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për vizitorët dhe turistët gjithnjë e më të shumtë të veriut të vendit, e në mënyrë të veçantë të qarkut Dibër, ku rruga e Arbrit ka sjellë një ndryshim të madh në shumë drejtime.

Projekti rivitalizon ndër të tjera një zonë minerare, duke ndërtuar aty një aset tjetër turistik, Divizionin, i cili do të kthehet në një nga nuklat më të rëndësishme të turizmit.

“Divizioni” i rilindur do të ketë një destinacion turistik mikpritjeje, me treg turistik prodhimesh të zonës, hoteleri dhe shërbime, për ata që do të duan të ndalen kalimthi apo të qëndrojnë më gjatë në eksplorimin e natyrës magjike të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në prezantimin e projektit Retro Bulqizë 2024 së bashku me Zv/kryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku. “Ky park do të jetë një motor i ri ekonomie për Bulqizën, e cila është identifikuar historikisht me minierat dhe më pas është bërë shëmbëlltyra e sakrificës dhe e vuajtjeve për shkak të gjithë historive të vështira të tranzicionit që tashmë e kemi lënë pas. Tanimë ka ardhur koha që ky identifikim i Bulqizës me vetëm minierat dhe vetëm kromin, me vetëm sakrificën e atyre që për arsye apo për një tjetër kanë qëndruar këtu, do të diversifikohet në një identifikim edhe me mrekullitë e natyrës këtu rrotull.” – u shpreh kryeministri Rama.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY