Masakra në Dobraç, autori i vjedhjes së makinës së atentatit është në...

Masakra në Dobraç, autori i vjedhjes së makinës së atentatit është në dorë të policisë

53
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar disa ditë më parë autorin e vjedhjes së makinës të përdorur në atentatin tragjik masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Arrestimi i tij është bërë në Shkodër dhe është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor, pasi mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Mjeti rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, dhe ishte denoncuar nga pronarët më 17 Prill të këtij viti.

Autori i vjedhjes së makinës nuk ka dëshmuar edhe pse është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka dijeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY