SPAK, masa sigurie për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

SPAK, masa sigurie për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

66
0
Shares

Janë marrë sot dy masa sigurie për gazetarë ngga SPAK. Bëhet fjalë për gazetarë të njohur të kronikës, Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Gjyqtari Erjon Çela ka miratuar dy masa sigurie “detyrim paraqitje” për gazetarë, si pjesë e një hetimi të gjerë të ndjekur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani kanë udhëhequr hetimet, të cilat kanë përfshirë edhe kontrolle banesash dhe masa arresti për disa grupe kriminale.

SPAK ka kërkuar masa ndaj disa gazetarëve, duke ngritur dyshime për përfshirje të tyre në veprën penale të korrupsionit. Operacioni për ekzekutimin e masave është realizuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit, ndërkohë që një njoftim zyrtar nga SPAK pritet në vijim.

Ndër të arrestuarit në këtë aksion është edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetau, për të cilën gjykata ka miratuar masën e arrestit. Ky hetim pritet të hedhë dritë mbi lidhjet midis grupeve kriminale dhe personave të përfshirë në sistemin e drejtësisë dhe medias. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY