Është arrestuar në Elbasan ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi” si dhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu.
Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekret. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat.
Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
Për ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, akuzohet nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan.
SPAK ka ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha dhe banesa plrfshirë edhe ato të Suel Çelës i njohur edhe si Marjus Lulaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/