Aksioni i SPAK, 21 masa arresti dhe kufizim lirie. Dy raste të...

Aksioni i SPAK, 21 masa arresti dhe kufizim lirie. Dy raste të papritura kontroll banese

119
0
Shares

Me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Ndër kontrollet e banesës janë përfshirë edhe një anëtar i ekspertizës në komisionin Xhafaj si dhe një ish prokurore që kandidoi për Prokurore të Përgjithshme në garë me Arta Markun.

“Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme”, njoftoi SPAK. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY