Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të premte në Tropojë. Ngjarja ndodhi në fshatin Dojan në ambientet e një lokali, ndërsa viktima është identifikuar si një 43-vjeçar.
“Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi Flordian Mulaj rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Ardian Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, informon policia e Tropojës.
Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë së Kukësit, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/