SPAK sekuestron shtëpitë e Kryemadhit dhe të së ëmës në Selitë

SPAK sekuestron shtëpitë e Kryemadhit dhe të së ëmës në Selitë

82
0
Shares

SPAK sekuestroi sot përmes një vendimi të GJKKO dy shtëpitë në emër të Monika Kryemadhit dhe Fatime Kryemadhit. Shtëpitë ndodhen në Selitë dhe janë në fakt shtëpitë ku familja Meta banon.

“Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur  masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022”, njofton policia e Tiranës.

Pasuritë e sekuestruara janë:

  1. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

  1. Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K.,

me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY