Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

20/11/2024
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edi Rama, sot pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri Edi Rama tha sot në një dalje për mediat se qeveria e tij po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.

“I madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre me thikë e një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër. Rrjetet sociale, posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i, thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët që në moshë të vogël. Autoriteti i prindërve dhe mësuesve dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, dhe edukimi e shëndeti mendor i të vegjëlve vihen në pikëpyetje. Të gjithë biem dakord si prindër apo si qytetarë që garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia jonë. Por, nuk janë kaq të thjeshta përgjigjet, shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.

Në vijim ai ofroi përvoja të diaa vendeve që kanë ndaluar rrjetet sociale për moshat nën 16 vjeç.

”Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

Bordi i Paqes mblidhet në Uashington, të pranishëm edhe Rama e Osmani

19/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

‘Fusha’/KLSH gjeti shkelje të rënda tek kompania favorite e Kryeministrit

Apeli i Posaçëm lë në fuqi detyrimet për biznesmenin Fusha

19/02/2026
Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

Rama ngre çështjen e Thaçit në Bordin e Paqes në Washington, Shqipëria do të dërgojë policë në Gaza

19/02/2026
Familja e Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

Apeli përjashton Pacollin nga administrimi i Portit të Vlorës

19/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.