ELBASAN/ Arrestohet administratori i kompanis, i vodhi 2.5 milionë lekë biznesit ku...

ELBASAN/ Arrestohet administratori i kompanis, i vodhi 2.5 milionë lekë biznesit ku punonte

41
0
Shares

Një 38-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga, pas akuzave për vjedhjen e një shume prej 2 500 000 lekësh nga fabrika e nënprodukteve të mishit që ai administronte.

I arrestuari, Aleks Balla dyshohet se gjatë një periudhe njëvjeçare ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga xhirot ditore të fabrikës, si dhe përmes mashtrimeve, duke pretenduar se po siguronte një automjet për nevojat e biznesit.

Pas mbledhjes së provave dhe kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër arresti për të dyshuarin, duke e akuzuar për vjedhje dhe mashtrim financiar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY