Kanë dalë pamjet dhe foto e 14 vjeçarit që u qëllua për vdekje sot pranë shkollës Fan Noli në Tiranë ndërsa një prej autorëve të dyshuar është shoqëruar në polici.
Martin Cani, 14 vjeçari që mbeti pa jetë merrej edhe me sport, ai luante për Dinamo U-15.
Besohet se në sherrin tragjik u përfshinë 4 fëmijë. Nkë adoleshent i tretë ka mbetur i plagosur në ngjarjen e rëndë, i cili ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë. Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes
Sherri ka nisur për motive banale, fillimisht në rrjetet sociale. Ata janë në dy shkolla të ndryshme, në shkollën “Fan Noli” dhe në një shkolle në Sauk.
Fëmijët janë zënë fillimisht me grushte dhe sende të forta e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe i ka goditur dy të tjerët. Njëri prej 14-vjeçarëve mori goditje në zemër dhe vdiq disa minuta pasi mbërriti në Spitalin e Traumës. Ndërsa adoleshenti tjetër i goditur me thikë është duke u kuruar në Spitalin e Traumës dhe duket në gjendje të qëndrueshme.
Vendi i vrasjes së 14 vjeçarit
Në nisje të vitit shkollor ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se institucioni që ai drejton dhe Policia e Shtetit janë të përkushtuar për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të krijuar një infrastrukturë të fortë dhe efikase për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare “Shkolla, Qendër Komunitare”, ministri renditi masat e ndërmarra në kuadër të “Paketës së Sigurisë në Shkolla”, një nismë që parashikon një sërë masash për institucionet me përgjegjësi administrative. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/